Zbuloni sekretet e tij më të fshehta - Bota Sot
Zbuloni sekretet e tij më të fshehta

Life style

E martë, 14 gusht 2018

Zbuloni sekretet e tij më të fshehta

Më: 23 maj 2018 Në ora: 22:23
Ilustrim

Njohja e psikologjisë mashkullore mbase është njëra ndër gjërat më misterioze të cilat femrat dëshirojnë t’i dinë. Meshkujt thonë që femrat është e vështirë t’i kuptosh, gjë që mbase edhe është ashtu.

Mirëpo, është fakt që edhe meshkujt ndonjëherë është e vështirë t’i deshifrosh. Mbase do t’ju ndihmojnë këshillat në vijim.

Ofroni përkrahje

Gjëja kryesore në psikologjinë e mashkullit është nevoja e tij që të mos i lëndohet egoja. Mashkulli dëshiron të dijë që mirë po e bën punën dhe që e ka përkrahjen tuaj. Nuk ka nevojë ta teproni, mirëpo nëse i bëni komplimente herë pas herë nuk do të ishte keq.

Zbuloni se cili është shkaku i motivimit

Me çka kënaqet mashkulli juaj? A i adhuron veturat sportive? Sa është i rëndësishëm futbolli në jetën e tij? A është gjahtar i flaktë? Mësoni gjërat e vogla për mashkullin tuaj, siç është ajo se çka i pëlqen dhe çka nuk i pëlqen. Nëse tregoni interesim për aktivitetet e tij, do t’i ndihmoni që të jetë i hapur me ju dhe do t’ju lejojë që të hyni në psikologjinë e tij.

Kuptojeni se edhe meshkujt kanë emocione

Bëjani me dije që është në rregull të jetë i pikëlluar dhe i shqetësuar. Pos kësaj, është me rëndësi edhe që ta dini që një numër i madh meshkujsh shfaq pikëllimin e tij nëpërmjet frustrimit apo hidhërimit, sepse përpiqen që në të gjitha situatat të duken sa më shumë “macho”.

Tregoni mirëkuptim

Kuptojeni këtë pjesë të psikologjisë së mashkullit: meshkujt nuk dinë gjithmonë se si ta thonë atë që mendojnë apo e ndiejnë. Prandaj, shumë shpesh përpjekja që të përmirësohet ajo që tashmë është thënë vetëm sa e përkeqëson tërë situatën.

Bëhuni të sinqerta

Nëse dëshironi që ai të jetë i sinqertë me ju, atëherë është e nevojshme që edhe ju të jeni e sinqertë. Sinqeriteti është gjë shumë e rëndësishme për çdo çift. Sinqeriteti mund të çojë në lidhje më të thellë, më të kënaqshme. Mungesa e sinqeritetit është shumë shpesh njëri ndër shkaqet kryesore të prishjes së raporteve ndërmjet çifteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test