Tradhtia emocionale apo fizike – po ju zbulojmë cila është më e keqe, por edhe cili tip tradhtie është i pa sherr

Life style

Tradhtia emocionale apo fizike – po ju zbulojmë cila është më e keqe, por edhe cili tip tradhtie është i pa sherr

Më: 23 maj 2018 Në ora: 09:07
Foto ilustrim

Nëse i pyesni 10 persona për atë se çfarë do të thotë për ta tradhtia, do të merrni 100 përgjigje të ndryshme.

Kjo është zonë e hirtë, sepse e gjitha varet nga individi dhe nga ajo se si dhe ku ata i shohin kufijtë e lidhjes romantike.

Megjithatë, ekzistojnë disa kategori të cilave u është e përbashkët ajo që të përfshijnë tri elemente kryesore: fshehtësia, ndërthurja emocionale dhe joshja seksuale.

Ekspertët kanë treguar që kuptimet se çka është tradhtia janë të ndryshme te çiftet e ndryshme dhe ekzistojnë disa kategori.

Intimiteti fizik me dikë i cili nuk është partner i juaj

Aty bëjnë pjesë prekjet, puthjet apo aktiviteti seksual me dikë i cili nuk është partneri juaj. Disa çifte kanë përkufizime kur është fjala për këtë kategori, prandaj janë të gatshëm që të falin partnerin e gjinisë së njëjtë.

Çelësi i suksesit të lidhjes qëndron në atë që më parë vihen kufijtë dhe bisedohet haptas për çdo gjë me partnerin.

Ushqeni ndjenja ndaj dikujt tjetër

Tradhtia emocionale është vetëm mënyra tjetër që të kalohet kufiri. Nënkupton pëlqimin, dashurinë apo ndonjë ndjenjë tjetër romantike ndaj dikujt i cili nuk është partneri zyrtar. Ashtu siç i keni vënë kufijtë fizikë, po ashtu patjetër duhet të keni edhe kufij emocionalë me partnerin.

Nuk është problem që dikush t’ju pëlqejë apo të keni ndjenja ndaj dikujt jashtë martese, por vetëm a ndikon ajo dhe sa ndikon në lidhjen tuaj me partnerin.

Fantazitë për dikë i cili nuk është partneri juaj

Fantazitë madje edhe kur jeni në lidhje të qëndrueshme janë normale – mirëpo kur në to është partneri juaj. Fantazitë kalohen në tradhti po atë moment kur filloni të mendoni për realizimin e saj.

Fshehja e shprehive që kanë të bëjnë me paratë

Tradhtia mund të jetë edhe financiare nëse partneri juaj fsheh se ku shkojnë paratë tuaja. Nëse jeni marrë vesh që të kurseni për pushime verore, ndërkaq ju paratë i keni shpenzuar kot në ndonjë fustan të ri apo në pjesë për veturë – keni bërë tradhti!

Keni sekrete në rrjetet shoqërore

Tradhtia e cila zhvillohet nëpërmjet rrjeteve shoqërore është dukuri gjithnjë e më e shpeshtë. Këtu i dallojmë dy nënkategori: haptas seksuale, nëse keni mall për ndonjë influencues, prandaj vazhdimisht i bëni postimelike dhe i komentoni, ndërkaq tradhtia tjetër e partnerit me rrjetet shoqërore kur vazhdimisht shkruani derisa jeni në shoqërinë e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat