Nëna nga Michigan gati vret djalin e saj, e mbyll në një dollap pa bukë e ujë

Life style

Nëna nga Michigan gati vret djalin e saj, e mbyll në një dollap pa bukë e ujë

Nga: H.O. Më: 22 maj 2018 Në ora: 09:31
Megan Schug

Nëna 24 vjeqare nga Michigan është dënuar me 25 vjet burg pasi pothuajse vrau djalin e saj katër vjeqar duke e mbyllur në një dollap, ku u gjet me plagë të hapura dhe gangrenë pasi u mbajtë me fecest dhe urinë, transmeton Bota sot.

Nëna e djalit autik katërvjeqar, i cili ishte lënë në një dollap pa qasje në ushqim, ujë apo banjo u dënua me 25 deri në 50 vjet burg.

Image
Megan Schug

Megan Schug, 24 vjeqare nga Michigan u delarua fajtore në gjykatën e qarkut Calhoun në muajin shkurt.

Ajo kishte deklaruar të hënën në gjykatë "Unë e dua secilin nga fëmijët e mi" dhe kërkoj ndjesë për keqtrajtimin e saj ndaj Maloyd Ganies, i cili pothuajse vdiq për shkak të abuzimit të madh që mori ai.

Gjyqtarja Sarah Lincoln tha se ajo kishte takuar përdhunues dhe vrasës në gjykatë, megjithatë tha se 'ju që qëndroni para meje ndoshta jeni personi më i keq që ka qenë ndonjëherë në këtë sallë gjyqi".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat