Seksi gjatë periodave tabu apo moment kënaqësie; ç'këshillojnë gjinekologët

Life style

Seksi gjatë periodave tabu apo moment kënaqësie; ç'këshillojnë gjinekologët

Më: 21 maj 2018 Në ora: 23:42
Ilustrim

Nëse seksi gjatë menstruacioneve është i këshillueshëm apo jo, është në varësi të femrave. Megjithatë, ekspertët shpjegojnë se seksi gjatë atyre ditëve do t’i bënte shumë mirë trupit tuaj, gjithmonë duke patur parasysh disa këshilla. Gjinekologët në Universitetin e Miçiganit tregojnë se duke bërë seks gjatë ciklit, shkurtoni kohëzgjatjen e tij. Pas çdo orgazme, mitra kontraktohet dhe me çdo kontraktim del më shpejt se ç’do dilte vetë. Prandaj do vuani edhe më pak nga dhimbjet e barkut Seksi gjatë atyre ditëve sjell shumë kënaqësi dhe lehtëson dhembjet. Femrat ndiejnë nevojë më të madhe për të kryer marrëdhënie pasi rritet shtypja e gjakut në regjion të organeve gjenitale.

-Ekspertët këshillojnë që femrat duhet të kujdesen edhe gjatë atyre ditëve, pasi ekziston mundësia për të ngelur shtatzënë, edhe pse ato nuk e dinë këtë gjë. Kjo sepse sperma mund të mbijetojë në mitër deri pas 1 jave.

-Duhet të kujdeseni për higjienën e aktit seksual, pasi gjaku është terren i mirë për mikrobet dhe jeni më të rrezikuara ndaj infeksioneve. Prandaj këshillohet të përdorni masa mbrojtëse.

-Para se të kryeni marrëdhënie, mund të bëni një dush për të qenë më të pastra dhe për të patur më pak menstruacione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat