Pse martesa e dytë është më e mirë se e para

Life style

Pse martesa e dytë është më e mirë se e para

Më: 21 maj 2018 Në ora: 21:39
Ilustrim

Nëse martesa juaj e parë nuk ka qenë ashtu siç e keni dashur, nuk duhet të brengoseni, sepse ka arsye se pse martesa e dytë është më e mirë se e para.

Krahas pjekurisë arrihet përvoja dhe mençuria. Personat të cilët hyjnë në martesë të dytë janë më të hapur me partnerin dhe komunikojnë shumë më shumë dhe më shëndetshëm.

Gjithashtu, personat që përfshihen në martesë të dytë përgjithësisht tashmë e dinë se çfarë duan në jetën e tyre.

Fëmijët nga martesa e parë mund të paraqesin problem për shkak se ata kanë nevojë t’u përkushtohet vëmendje dhe kohë, prandaj koha për partnerin e ri duhet të planifikohet me kujdes.

Nëse e doni një martesë të dytë, me ish-partnerin duhet të dakordoheni për fundjavat e lira, ashtu që fëmijët ta kalojnë një fundjavë me ju, dhe tjetrën me ish-partnerin.

Kur bëhet fjalë për grindjet, të cilat do të ndodhin, përvoja me to do të fitohet me kalimin e kohës dhe ajo përvojë do të jetë e bollshme para martesës së dytë, kështu që do të dini se si t’i zgjidhni problemet në mënyrë të drejtë.

Do të mësoni se si duhet të flisni, si ta trajtoni partnerin tuaj me respekt dhe ta respektoni mendimin e tij.

Martesa e dytë është një mundësi për t’i korrigjuar gabimet e bëra më parë dhe për të mos i përsëritur më. Ajo do t’ju mundësojë që të lidheni më shumë me partnerin tuaj dhe të kënaqeni me dikë që e doni me të vërtetë dhe që ju do sinqerisht. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat