Tri mënyra për të nisur mbarë mëngjesin

Life style

Tri mënyra për të nisur mbarë mëngjesin

Më: 21 maj 2018 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Secili prej nesh ka dëshirë që të ketë më shumë gjumë në mëngjes. Për shumicën e njerëzve kërkon kohë që të zgjohen dhe të kalojnë një mëngjes të mbushur me punë.

Këtu janë tri mënyra që do ju ndihmojnë të keni një mëngjes më të mirë:

Pini ujë

Dy gota ujë në mëngjes është një shprehi që ja vlen ta mbani, përcjell KosovaPress. Pirja e ujit në mëngjes ju ndihmon të hidratoheni pas gjumit.

Uji ndihmon në largimin e toksinave, zhvillon qelizat që ndikojnë në një lëkurë më të bukur, dhe po ashtu ndikon në hidratimin e qelizave të trurit.

“Përkëdhelni” veten

Varësisht se çka pëlqeni më shumë, bëni atë gjë për veten. Dikujt i pëlqen grimi, dikujt rroba pak më të veçanta. Çkado që ju pëlqen, fillojeni ditën me atë.

Përgatituni për sukses

Edhe nëse për nga natyra nuk jeni “person i mëngjesit”, nëse i keni gjërat në rend dhe të gatshme, do të ju ndihmojnë që të kaloni një ditë të mbarë dhe produktive. Planifikoni opsionet tuaja të mëngjesit. Kështu kur të zgjoheni, do të keni gjithçka të gatshme dhe s’do të keni nevojë që të nxitoheni apo të vonoheni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat