Në këtë moshë burrat dhe gratë tradhtojnë më shumë

Life style

Në këtë moshë burrat dhe gratë tradhtojnë më shumë

Më: 20 maj 2018 Në ora: 09:04
Foto ilustrim

Edhe pse konkluzionet e studimeve varirojnë, konsensusi gjeneral mbetet se diku 60% e burrave dhe 45% e grave do të tradhtojnë në një pikë në martesën e tyre.

Arsyet se pse njerëzit tradhtojnë partnerët e tyre janë të ndryshme: disa e pëlqejnë aktin e mashtrimit, disa të tjerë mërziten nga martesa apo ndjehen seksualisht e emocionalisht të injoruar nga partnerët e tyre.

Sipas një studimi të Universitetit të New Hampshire, burrat janë për 7% më të prirur se gratë që të tradhtojnë në çift.

Kjo sipas studiuesve, ndodh për shkak se burrat dhe gratë kanë të tjerë kost-benefite nga pabesia.

Për burrat, piku i moshës për tradhti është mosha 55 vjeçare.

Ndërsa pabesia e grave kurorëzohet për 10-të vjet më herët, në moshën 45 vjeçare. Pas kësaj moshe, trendet e tradhtisë fillojnë të bien, shkruan The Independent.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat