Përse shamponi gjithmonë bën shkumë të bardhë kur i lajmë flokët?

Life style

Përse shamponi gjithmonë bën shkumë të bardhë kur i lajmë flokët?

Më: 19 maj 2018 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Kurdo që fërkoni flokët me shampon, shfaqet shkuma e bardhë, pa marrë parasysh ngjyrën e shamponit.

Shamponi gjendet në ngjyrat më të ndryshme, mirëpo përdoruesit e mençur kanë vërejtur diçka bizare në sjelljen e tij.

Kurdo që e fërkoni shamponin në flokë, shfaqet shkuma e bardhë, pa marrë parasysh çfarë ngjyre ka shamponi. A e dini përse ndodh kështu?

– Flluskat të cilat e bëjnë shkumën janë aq të holla saqë pigmentet të cilat e përbëjnë ngjyrën janë shumë të përhapura nëpër flokë, prandaj nuk kanë ngjyrë. Ashtu siç bie drita në ato flluska po ashtu edhe krijohet efekti i shfaqjes së ngjyrës së bardhë.

Edhe përdorues tjerë kanë provuar ta japin analizën e tyre rreth kësaj:

– Mendoni për balonat e vegjël. Kur nuk shpërthejnë, balonat janë të fortë, me ngjyrë dhe shumë elastikë, mirëpo kur i shpërtheni, ata humbin ngjyrën dhe bëhen shumë të zbehtë, pothuajse të bardhë.

Sikur të kishit mundur t’i shpërthenit balonat në pafundësi, ata të gjithë do të ishin të bardhë, sepse nuk do të kishin ngjyrën përkatëse që të reflektonin.

Në balona ndodh kështu, sepse materiali nga i cili janë punuar është shumë i hollë.

Në këtë rast balonat janë të vegjël si flluska. Shamponi, i cili përmban pigmente, përhapet hollë prandaj nuk përmban mjaft pigmente të cilat do të reflektoni dritën dhe do të formonin ngjyrën.

Flluskat veprojnë në mënyrë transparente, prandaj ngjyra e shkumës është e bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat