Dy mënyra për të ruajtur afshin dashuror

Life style

Dy mënyra për të ruajtur afshin dashuror

Më: 17 maj 2018 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

Njerëzit patjetër duhet të jenë të interesuar për jetën e më të afërmve të tyre, ndërkaq mënyra më e mirë që të zbulojnë se çka ndodh është të pyesin njëri-tjetrin.

Njihuni sërish në çdo muaj

Me siguri mendoni që e njihni mirë partnerin tuaj. Mirëpo, qëllimet dhe nevojat e njerëzve ndryshojnë, ndërkaq çiftet të cilët bisedojnë lidhur me këtë kurrë nuk largohen nga njëri-tjetri.

Prandaj gjeni pak kohë dhe bisedoni me partnerin tuaj. Pyeteni a është i kënaqur me jetën e tij, çka e brengos, çka dëshiron të arrijë në të ardhmen. Natyrisht, edhe ju tregoni se çka mendoni dhe çka ndieni.

Është ide e mirë që së paku njëherë në javë të shkoni në takim. Silluni sikur ju është hera e parë!

Kujtohuni përse e dashuroni partnerin

Nostalgjia me siguri është një afrodiziak më i vlerësuar në botë.

Çdoherë kur ndieni nevojën që të freskoni dashurinë vini në përdorim kujtimet nga koha kur keni qenë më së shumti të dashuruar – kënga e përbashkët, bileta nga koncerti në të cilin për herë të parë jeni puthur, fotografitë nga pushimet e përbashkëta verore…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat