A është i sigurt të bëni seks gjatë shtatzënisë? - Bota Sot
A është i sigurt të bëni seks gjatë shtatzënisë?

Life style

E premte, 17 gusht 2018

A është i sigurt të bëni seks gjatë shtatzënisë?

Më: 14 maj 2018 Në ora: 21:48
Ilustrim

Shumë shtatzëna, por edhe partnerët e tyre, nuk janë të sigurt a mund ta rrezikojë beben marrëdhënia seksuale. Ja çfarë thonë për këtë mjekët.

Kur ngelen shtatzënë, femrat do të bëjnë çdo gjë që të mos lejojnë që bebeve të tyre t’u ndodhë diçka e keqe. Mirëpo, a nënkupton kjo që edhe seksi është aktivitet i rrezikshëm?

Nëse i pyesni mjekët, ata do t’ju thonë që derisa të ekzistojë dëshira për seks, shtatzënia nuk do të duhej të paraqiste pengesë për t’u kënaqur, sepse nuk dëmton as nënën, as beben.

Aq më tepër, shumica e damave kanë vërejtur që marrëdhënia seksuale në këtë periudhë u ka krijuar orgazma më të fuqishme se kurrë më parë.

Nga ana tjetër, ekzistojnë shtatzëna të cilave fare nuk u pëlqen seksi gjatë tërë shtatzënisë. Edhe kjo nuk është asgjë jonormale, edhe ato do të duhej t’i plotësonin nevojat e veta.

Duke bërë dashuri gjatë shtatzënisë rritet intimiteti i çiftit dhe mund edhe të bëhet një eksperiencë e dobishme dhe emocionuese.

Shumë shpesh një çift e minimizon marrëdhënien ndërsa gruaja është shtatzënë dhe kontaktet midis dy partnerëve kufizohen te puthjet dhe përqafimet, pa kaluar në aktivitetin e plotë.

Shumë çifte kanë frikë se i shkaktojnë probleme fëmijës së palindur, ndërsa nënat shmangin disa lloj përvojash, në mënyrë që të pakësojnë dëshirën e tyre.

Në fakt, nuk ka asnjë kundërudhëzim për të kryer marrëdhënie gjatë shtatzënisë, vetëm nëse është mjeku ai që e ndalon, e në disa raste të veçanta, të tilla si; një shtatzëni me rrezik të lartë apo shëndet i dobët i nënës së ardhshme.

Në fakt, akti nuk dëmton as fetusin as nënën dhe e bën të mundur që një çift të forcojë dhe rrisë lidhjen përmes zbulimit të ndjesive të reja dhe të paprovuara më parë.

Të bësh dashuri me një bark të madh mund të jetë moment eksitimi dhe ekstaze, me gruan që arrin të ndjejë emocione të amplifikuar dhe shumë më të thella se normalisht.

Seksi gjatë shtatzënisë gjithashtu ka përfitime nga pikëpamja e shëndetit, si edhe zvogëlon rrezikun e lindjes së parakohshme. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test