Ngjyrat e verës 2018! - Bota Sot
Ngjyrat e verës 2018!

Life style

E enjte, 16 gusht 2018

Ngjyrat e verës 2018!

Më: 14 maj 2018 Në ora: 13:45
Ilustrim

Çdo verë ka trendin e saj por 2018-ta vjen krejt ndryshe, sport dhe relaks e mbi të gjitha e pushtuar nga ngjyrat. Kryesisht femrat, por edhe meshkujt, këtë verë mund të shijojnë ngjyrat e ndezura, lulet, printimet e rikthyera në trend, puplat e lehta apo dantellën e teminat.

2018 vjen e rehatshme për femrat, ku atletet mbeten trend dhe të kombinueshme me çdo veshje, ndërsa mbrëmjet duhen shoqëruar me një pala taka me ngjyra të forta apo gold e argjend.

Çdo fustan apo veshje këtë verë duhet të jetë e guximshme dhe e ndritshme, të lirshme dhe të gjata. Për vite me rradhë, veshjet tepër të shkurtra gjendeshin në çdo garderobë por tani është koha e fustaneve e pantallonave të gjata. Pikërisht gjatësia I bën më elegante dhe të lehta.

Këtë verë ngjyrat që nuk duhet të mungojnë në garderobën e një vajze janë e verdha në të gjitha nuancat e saj, ngjyra vjollcë dhe e kuqja e gjakut. Por një rozë e bukur i shkon kujtdo, është ngjyra që i ka mbijetuar dekadës së fundit, metalet nuk duhen shmangur, në veshje, bizhu apo sandale.

Prej kohësh tashmë shtëpitë më të mëdha të modës e kanë bërë zgjedhjen e tyre, me trended që mund të zgjasin deri në 2019. E për të kompletuar look-un tuaj, ideja më e mirë është floku i çrregullt, me një onde të shpeshtë, në përditshmëri apo një mbrëmje elegante, për të qënë gjithnjë in.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test