Gjumi gjatë fundjavës mund të ketë një përfitim befasues! - Bota Sot
Gjumi gjatë fundjavës mund të ketë një përfitim befasues!

Life style

E enjte, 16 gusht 2018

Gjumi gjatë fundjavës mund të ketë një përfitim befasues!

Më: 13 maj 2018 Në ora: 22:14
Ilustrim

Pra, definitivisht duhet ta praktikoni…

Nëse keni një orar të javës të ngarkuar dhe nuk arrini të bëni gjumin si duhet gjatë ditëve të javës, e vetmja shpresë ju ngelet fundjava për të fjetur më gjatë, por sipas studimeve ku thuhet se ky gjumë nuk është i mirë për shëndetin tuaj hedh poshtë të gjitha dyshimet për rreziqet e shëndetit.

Një lajm i mirë: hulumtimi i ri i botuar në revistën Sleep tregon se gjumi në fundjavë mund të ketë disa përfitime, dhe kjoë shtë vërtetë për t’u vlerësuar. Për studimin në fjalë, studiuesit me bazë në Korenë e Jugut krahasuan shprehitë e gjumit të 2,156 të të rriturve në indekset e tyre trupore (BMI). (Sqarim: BMI është një mjet i përdorur nga ekspertët mjeksor për të hyrë në peshën e një personi në lidhje me gjatësinë e tyre dhe për të identifikuar rreziqet potenciale shëndetësore të lidhura me obezitetin, përfshirë diabetin e tipit 2, presionin e lartë të gjakut dhe sëmundjet e zemrës – sipas Qendrës për kontrollin e sëmundjeve dhe parandalimit të tyre).

Mesatarisht, studiuesit gjetën se, ata që flinin shumë pak gjatë tërë javës dhe flinin gjumë më tepër gjatë fundjavës, kishin BMI më të ulët (22.8), në krahasim me ata që flinin shumë pak gjatë javës dhe nuk e kompenzonin gjumin gjatë fundjavës. Indeksi i masës trupore të tyre – BMI ishte mesatarisht 23.1, gjë që statistikisht është e rëndësishme, pasi çdo orë ekstra e gjumit gjatë fundjavës barazohet me 0.12 BMI më të ulët.

Kjo mund të bëjë me faktin se njerëzit që flejnë shumë pak gjatë fundjavëve, mund të çrregullojnë hormonet dhe metabolizmin e tyre, duke i rrezikuar për efekte të mundshme anësore, duke ëprfshirë edhe obezitetin, thuhet sipas autorëve të studimit. Ndërkohë, ekspertët e gjumit pohojnë se sa më shumë që të flini, aq më mirë, pasiqë ka shumë gjasa të praktikoni shprehi të shëndetshme kur të pushoni mirë si stërvitjet dhe përzgjedhja e shëndetshme ushqyese.

Rregullimi i orarit të gjumit për të akomoduar jetën tuaj sociale mund të hedh poshtë ritmin natyror të trupit tuaj, duke rezultuar në një gjendje më të keqe shëndetësore, prishje të disponimit dhe lodhje. Por, këshillohet që të krijoni një orar të saktë e të zgjoheni përafërsisht në të njejtën kohë çdo ditë, të krijoni një rutinë të shëndetshme dhe të ndjeheni të freskët e vital, thuhet sipas Akademisë Amerikane të Mjekësisë për gjumë, gjë që thekson të bëni së paku 7 orë gjumë gjatë natës me rregull.

Nëse nuk mund të bëni gjumë të mjaftueshëm gjatë ditëve të javës, atëherë të kapni shansin në fundjavë mund të jetë një opsion i mirë – të paktën kur bëhet fjalë për mbajtjen e masës së indeksit trupor në kontroll. Zgjatja e orëve të gjumit gjatë fundjavës mund të ketë efekte biologjike mbrojtëse në parandalimin e kufizimit të gjumit apo ndërlidhjes me obezitetin, përfundojnë autorët e studimit të tyre.

Megjithëse hulumtimet e tyre tregojnë korelacion dhe jo shkaqe të sakta andaj edhe nevoiten më shumë kërkime rreth kësaj fushe. Kështuqë shijoni jetën tuaj të natës gjatë fundjavës duke mos u shqetësuar fare për alarmin e mëngjesit në ato orë përtace të mëngjesit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test