Disa shenja që tregojnë se fjala është (vetëm) për afshin

Life style

Disa shenja që tregojnë se fjala është (vetëm) për afshin

Më: 13 maj 2018 Në ora: 21:33
Ilustrim

Nuk ka asgjë të keqe në këtë, natyrisht. Mirëpo, mos u ngutni shumë…

Keni njohur dikë dhe nuk mund të prisni momentin kur do të takoheni. Ai person ju tërheq shumë, seksi është i shkëlqyeshëm dhe, edhe pse jeni bashkë vetëm një kohë të shkurtër, mendoni që jeni “dashuruar si kurrë më parë në jetë” dhe do të qëndroni “përgjithmonë bashkë”? Pra… ndoshta vërtet edhe jeni dashuruar.

Mirëpo, mund të jetë edhe që midis jush ekziston vetëm tërheqja e papërshkruar fizike në të cilën nuk ka asgjë nga dashuria.

Edhe kjo gjithashtu është në rregull, natyrisht, mirëpo nuk do të ishte keq që të mendonit para se të fillonit që të fantazonit së tepërmi.

Ja disa shenja të cilat tregojnë që megjithatë fjala është (vetëm) për afshin:

Ai person ju tërheq fizikisht më shumë sesa emocionalisht

Kur ndaheni, gjëja e fundit që vëreni janë supet e saj seksi të gjera dhe mendja ju rri vetëm se si mezi prisni që sërish të kënaqeni në seks. Dhe midis dy takimeve nuk mendoni për atë se sa ajo është e bukur kur buzëqesh, ose sa është ndjeshme dhe spirituoze, por për atë se është femër e shumë e bukur dhe se “keni pasur fat” që e “keni bërë për vete”.

Jeni dashnorë, mirëpo nuk jeni edhe miq

Në krevat pajtoheni shkëlqyeshëm, mirëpo deri tani akoma nuk keni gjetur temë për bisedim që do të mund të zgjaste deri në pafundësi (ose së paku aq sa zgjat seksi)? Nuk i besoni njëri-tjetrit, dhe ai nuk është personi i parë të cilët dëshironi t’i tregoni kur ju ndodh diçka e bukur? Ose kur diçka ju pikëllon?

Kur jeni bashkë – kohën e kaloni në krevat

Dhe kështu bëni çdo herë. Këto veprime janë në rregull, posaçërisht në fillim të lidhjes, kur nuk mund të ngopeni në dashuri me njëri-tjetrin, mirëpo nëse këto veprime janë të vetmet që i bëni bashkë… nuk konsiderohet të jetë lidhje. Kjo është “kombinim”. Të mos themi diçka tjetër…

Seksi është i shkëlqyeshëm, por nuk jeni të lumtur

Nuk ndiheni të plotësuar, ndërkaq pas seksit dëshironi vetëm që të shkoni në shtëpi të lexoni apo të flini, ose të dilni të shëtisni, por jo bashkë? Nëse është kështu, kënaquni me atë që keni derisa t’ju bëhet boll. Mirëpo, mos provoni ta bindni veten që jeni i dashuruar. Nuk jeni. Dhe kjo është e vërteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat