Mit apo e vërtetë: A është e saktë që viti i shtatë i martesës është në krizë?

Life style

Mit apo e vërtetë: A është e saktë që viti i shtatë i martesës është në krizë?

Më: 11 maj 2018 Në ora: 20:14
Ilustrim

Me siguri të gjithë keni dëgjuar për mitin që viti i shtatë i lidhjes njëkohësisht është edhe vit krize dhe që pikërisht në atë periudhë marrëdhëniet më së shpeshti prishen, shkruan gazeta britanike “The Sun”.

Mirëpo, një hulumtim i ri tregon që do të duhej filluar të brengoseni më herët për këtë gjë.

Femrat të cilat kanë prirje për tradhti me siguri për herë të parë do të tradhtojnë partnerin vetëm tre vjet e tre muaj pas kurorëzimit.

Këtë studim e ka bërë faqja më e madhe britanike për njoftime të njerëzve të martuar “Illicit Encounters”, mirëpo ka zbuluar edhe që femrat për herë të parë do të vërsulen në tradhti pesë muaj më herët se meshkujt, të cilët tradhtinë e parë mesatarisht e bëjnë pas tre vjetësh e tetë muajsh martese.

Kanë zbuluar edhe që tradhtia ndodh në 45 për qind të martesave, ndërkaq nga këto raste 57 për qind i iniciojnë femrat.

Veç kësaj, femrat, nënat e të cilave gjithashtu kanë pasur afera, të parat do të tradhtojnë, sepse kanë ndjenjën që kanë marrë “leje” nga nënat, andaj edhe besnikërinë martesore nuk e marrin edhe aq seriozisht. E njëjta gjë mund të aplikohet edhe te meshkujt, nëse baballarët e tyre kanë pasur afera, me siguri edhe ata do të tradhtojnë.

Megjithatë, shkaqet për tradhti dallojnë shumë sipas gjinive. Femrat më së shpeshti theksojnë shkaqet emocionale, ndërsa meshkujt kryesisht nuk mund t’u rezistojnë gjasave për seks.

Kriza në vitin e shtatë është mit, posaçërisht nëse prindërit kanë pasur prirje për afera.

Nëse dëshironi të dini a do t’ju tradhtojë bashkëshortja, mësoni diçka nga vjehrra. Tradhtia në familje ndodh, posaçërisht kur është fjala për femrat, sepse i idealizojnë nënat e veta andaj kur rriten ndjekin sjelljet e tyre edhe pozitive edhe negative.

Nëse prindërit u shkurorëzohen, apo nëna u tregon në besim për tradhtinë, edhe e bija me siguri do të kapitullojë në martesë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat