21 vjeçarja: Po bënim seks me të dashurin dhe kolegen e punës por ajo që ndodhi më pas...

Life style

21 vjeçarja: Po bënim seks me të dashurin dhe kolegen e punës por ajo që ndodhi më pas...

Nga: Bota sot Më: 9 maj 2018 Në ora: 17:47
Ilustrim

Një vajzë 21 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se kanë bërë seks treshe me të dashurin dhe një kolege të saj të punës, përcjell Bota sot.

Ajo tregon se të gjithë kishin qenë të dehur pas një ante në klub dhe se vajza kishte shkuar me ta në banesën e të dashurit të saj ku dhe kishin filluar të zhvishen dhe të puthen në shtrat.

Por vajza ka ngelur e habitur kur vajza ka filluar të bëjë akte seksuale me të dashurin e vajzës dhe ajo ka dalë nga dhoma duke përplasur derën por më pas djali ka mbyllur derën me çelës dhe ka qëndruar me kolegen e të dashurës së tij.

Të nesërmen kur vajza e ka pyetur të dashurin se a kanë bërë seks, ai i ka thënë se jo por vajza nuk i beson dhe nuk e di çfarë të bëjë.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e plotë të saj:

Seksi treshe u kthye në dyshe pasi i dashuri im më nxori jashtë dhe ma mbylli derën. Tani unë nuk mund ta shikoj në fytyrë të dashurin tim, pasi më duket se e shoh me shoqen time.

Unë jam 21 vjet ndërsa i dashuri im është 23. Ne kemi lidhje të mrekullueshme. Ne jemi në lidhje prej dy vitesh dhe tani po flasim për fejesë dhe me plane për tu martuar e për të bërë dasmë pas disa vitesh.

Unë nuk kam shumë shoqe si i dashuri im dhe të dy punojmë në një kompani të vogël ndërtimi, unë në zyre ai në teren. Firma ka filluar të zgjerohet dhe një vajzë e re ka filluar të punojë me mua. Është mirë të kesh një kolege që është argëtuese. Ajo është 19 vjet.

Kur i dashuri im e njohu atë e pashë që iu duk atraktive dhe këtë e them nga mënyra se si ai e shikoi nga poshtë lart.

Një natë derisa ishim në klub ai sugjeroi që ta ftojmë atë për një pije.

Ajo nuk njihte shumë njerëz në qytet dhe unë i dërgova mesazh, e ajo nuk e humbi shansin

Ishte ditëlindja e pronarit të klubit dhe pijet ishin falas kështu që ne të gjithë pimë më shumë se që duhej.

Ajo përfundoi duke ardhur me taksi me ne, në apartamentin e të dashurit tim dhe të gjithë po flirtonim. Ne u shtrimë në shtrat, filluam të hiqnim rrobat dhe bëmë seks treshe. Në fillim gjithçka dukej në rregull pasi vetëm po putheshim por më pas vajza filloi të bënte veprime seksuale me të dashurin tim.

Papritur unë mbeta e habitur duke i shikuar ata dhe më pas vrapova dhe e përplasa derën. Pro ajo që ndodhi më pas më shokoi.

I dashuri im e mbylli derën me çelës dhe unë nuk munda të futem sërish në dhomë por vetëm i dëgjoja. Kjo më mërziti shumë. Të nesërmen në mëngjes e pyeta atë se a kanë bërë seks dhe ai natyrisht se më tha jo, por unë nuk mund t’i besoja. Unë nuk e di çfarë të mendoj.

Kjo është përgjigja e psikologes për vajzën:

Shumë prej njerëzve përfundojnë të lënduar kur bëjnë treshe. Ju keni qenë në rregull kur keni filluar por gabimi është tek i dashuri yt që të ka hedhur jashtë.

Natyrisht se ti nuk do t’i besosh dhe me arsye të mirë. Ai të ka borxh një kërkim falje dhe një sqarim.

Nëse  atij i pëlqen kolegia jote, më mirë që ai të ndalojë së luajturi lojëra me ty.

Vajza nga puna të ka borxh një kërkim falje po ashtu. Nëse ajo ka qenë vetëm një moment kur ka qenë e dehur dhe ajo nuk ka në plan lojëra që të jetë me të dashurin tënd, duhet të ta thotë.

I dashuri yt duhet të përpiqet që ta rregullojë lidhjen tuaj dhe të ta dëshmojë se të do vetëm ty./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat