30% e femrave e heqin unazën para intervistës së punës

Life style

30% e femrave e heqin unazën para intervistës së punës

Më: 7 maj 2018 Në ora: 15:24
Ilustrim

Hulumtimet e reja kanë treguar se pothuajse një nga tri femrave e heqin unazën e fejesës apo martesës para një interviste të punës.

Ndonëse është ilegale në shumë vende të botës për punëdhënësit që t’i pyesin kandidatët për statusin martesor apo planet e shtatzënisë, shumica e femrave frikësohen se këto lloj informacione mund t’ua shuajnë shanset për ta siguruar punën.

Dhe, si rezultat i kësaj, shumica e femrave e shmangin temën e çështjeve martesore gjatë një interviste.

Në fakt, sipas hulumtimeve nga ‘Credit Angel’, rreth 30% e femrave përpiqen t’i parandalojnë diskriminimet e tilla duke e hequr unazën e martesës apo fejesës para një interviste të punës.

Kjo sepse, siç sugjeron studimi, është indikator që gruaja është më e prirë sesa kandidatët tjerë të mbetet shtatzënë dhe të kërkojë pushim të lehonisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat