Mësuesja bënte seks me dy nxënës në natë, ja historia e plotë

Life style

Mësuesja bënte seks me dy nxënës në natë, ja historia e plotë

Më: 5 maj 2018 Në ora: 20:01
Jessie Goline

Mësuesja u deklarua fajtore nga gjykata, pasi ka çuar në shtëpinë e saj katër nxënës, me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale me ta.

Jessie Goline, 26 vjeç, u dënua me 42 muaj shërbim prove, pasi u deklarua fajtore për akuza seksuale me të mitur, raporton britanikja “Daily Star”. Mësuesja e shkollës së mesme në Arkansas (Teksas SHBA) u arrestua në shtator pasi autoritetet u njoftuan se ajo kishte marrëdhënie seksuale me nxënësit.

Ajo u tha zyrtarëve të shkollës se kishte marrëdhënie seksuale me katër nxënës, duke përfshirë dy në një natë.

Një nga ‘viktimat’ ishte nën moshën 18 vjeçare në atë kohë. Ish-mësuesja e artit pohoi se besonte se nxënësi ishte 18 vjeç, por më vonë zbuloi se ishte “më i vogël se i kishte thënë”, sipas të dhënave të gjykatës.

Të gjitha marrëdhëniet seksuale ndodhën midis janarit dhe prillit të vitit 2016, thanë policët.

Nxënësit thanë se filluan të shkruanin mesazhe me mësuesen dhe bisedat e tyre u bënë seksualisht të ngarkuara me kalimin e kohës.

Një ‘viktimë’ tha se ish-mësuesja i dërgoi fotografi të saj në të brendshme dhe i dërgoi mesazhe eksplicite.

Një tjetër nxënës tha se mësuesja i dërgoi atij një mesazh duke i kërkuar atij të shkonte në shtëpinë e saj dhe se më vonë kishin kryer marrëdhënie seksuale.

Ai tha se një nxënës i tretë ishte në banesën e saj po atë natë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat