“Kam bërë seks me një burrë në moshë sa babai im, por më ndodhi e papritura”

Life style

“Kam bërë seks me një burrë në moshë sa babai im, por më ndodhi e papritura”

Më: 1 maj 2018 Në ora: 16:35
Ilustrim

Kam bërë seks me një tjetër burrë, por gruaja e tij pastaj edhe bashkëshorti im na zbuluan. Pavarësisht kësaj nuk mund ta heq të dashurin nga mendja, edhe pse është në moshë me babanë tim.

Kështu e nis një 31-vjeçare letrën për psikologen e “The Sun”. Ajo ka treguar se me bashkëshortin e saj ka një vajzë 5-vjeçare.

“Burri im duket se është i fokusuar te puna gjatë gjithë kohës. Mendoj se ajo çfarë unë doja ishte që të kisha dikë që të kujdesej për mua dhe të merrja pak dashuri. E takova këtë burrin në moshë jashtë shkollës së vajzës. Ai po merrte nipin e tij i cili është në moshën e bijës sime”, nis kështu rrëfimin 31-vjeçarja.

“Nisëm duke folur dhe ai ishte shumë i dashur. Edhe të nesërmen folëm me njëri-tjetrin, por nuk e mbyllëm bisedën tonë pasi erdhën fëmijët dhe kërkuan vëmendjen. Si pasojë ai me tha që të takoheshim ditën tjetër, por para se të shkonin te shkolla. Lokali që vendosëm të shkonim ishte mbyllur, e për këtë shkuam te shtëpia e tij. Bashkëshortja e tij ishte në punë. Kur më tha se gruaja e tij ishte 53 vjeçe unë u shokova, pasi edhe ai ishte në moshë. Nga pamja duket i ri dhe është i mbajtur pasi shkon çdo ditë në palestër”, vijon letrën ajo.

“Që ditën e parë që shkuam te shtëpia e tij, ne u puthëm dhe ishte me të vërtetë shumë pasiononte. Menaxhova që të ndalonim aty, por nga mendja nuk e largoja dot, e si pasojë ditën tjetër përfunduam duke bërë seks. Ai ishte i mrekullueshëm dhe e shijova më shumë se me bashkëshortin tim apo të dashurit e mi të mëparshëm. Kjo ndodhi për disa muaj, derisa një ditë u largova me nxitim nga shtëpia e tij dhe harrova vathët në shtrat. Sigurisht që gruaja e tij i gjeti dhe e ka bërë që t’i tregonte se çfarë po ndodhte. Më pas ajo i ka shkruar burrit tim në “Facebook”. Ky i fundit do që ne të mos ndahemi, pasi edhe ai ka patur një lidhje jashtëmartesore me një kolege të tij. Por unë dua që të takohem me të dashurin tim, pasi ai më jep kënaqësi”, mbyll letrën 31-vjeçarja.

Ndërsa psikologia i përgjigjet: Nëse ju vazhdoni lidhjen me të dashurin që është sa babai i juaj, do të thotë të shkatërroni familjen tuaj dhe të atij. Ai nuk do mundet të takojë më nipin e tij.

Gjithashtu mendoni se si do të ndihet vajza e juaj, nëse ju lini babanë e saj për gjyshin e shokut të saj, e ju të jetoni bashkë.

Prandaj mundohu që të rregulloni marrëdhënien tuaj seksuale me bashkëshortin tuaj dhe mbaj familjen të bashkuar. Tregoi të dashurit që mos të të kontaktojë më dhe bëj bllok.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat