Ja arsyet pse tradhëtia mund të jetë gjëja më e mirë për lidhjen tuaj!

Life style

Ja arsyet pse tradhëtia mund të jetë gjëja më e mirë për lidhjen tuaj!

Më: 28 prill 2018 Në ora: 00:53
ilustrim

Një tradhëti apo lidhje jashtëmartesore është shkatërruese e për këtë nuk ka dyshime, por ndonjëherë është pikërisht gjëja për të cilën ka nevojë një lidhje. Tradhëtia është një kthesë e rëndësishme për fatin e një lidhje e cila mund të përkthehet në një mundësi pozitive për rritje dhe ndryshim, edhe pse në fillim mund të mos duket kështu. Ja tre arsyet pse tradhëtia mund të jetë, në fakt, e dobishme:

Është një sinjal paralajmërimi

Disa burra apo gra verbohen nga tradhëtia. Në një moment janë duke rritur fëmijët dhe duke punuar për t’i siguruar familjes çdo gjë të nevojshme, duke menduar që çdo gjë shkon mirë. Brenda një minuti pastaj bota kthehet përmbys sepse merr vesh që mesazhet flirtuese që duhet të të vinin ty, i shkojnë dashnores/dashnorit. Për të tilla çifte ky është sinjali që gjërat nuk shkojnë ashtu siç kishit menduar. Partneri juaj ndihet i paplotësuar nga ju dhe nevojat i përmbush me dikë tjetër. Nëse dy persona arrijnë ta shohin tradhëtinë si sinjal paralajmërimi, mundet të kërkojnë mënyra për ta përmirësuar veten dhe lidhjen, e kjo e fundit bëhet më e fortë se kurrë.

Do e përmirësojë lidhjen tuaj

Ka çifte që betohen se tradhëtia i ka bashkuar dhe i ka bërë më të fortë.  Kur kemi të bëjmë me tradhëti, çiftet përballen me dy zgjidhje: ndarja ose përpjekja për t’i rregulluar gjërat. Në rastin e këtyre të dytëve ku nuk mungon vullneti dhe përpjekja, këto çifte kthehen më të fortë se kurrë dhe më të lumtur padyshim.

Është treguesi që duhet t’i jepni fund

Për disa çifte, arritja në pikën e tradhëtisë është shenja që do të jenë më të lumtur të ndarë. Disa qëndrojnë bashkë për hir të rutinës, lidhjes së gjatë apo sepse kërkon shumë punë të rifillosh jetën pa atë person. Tradhëtia në këtë rast është gjëja më e mirë që mund të ndodhë për të vulosur ndarjen e cila duhet të kishte ardhur shumë kohë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat