Qentë më shumë i dëgjojnë femrat, mirëpo ekziston edhe arsyeja për këtë

Life style

Qentë më shumë i dëgjojnë femrat, mirëpo ekziston edhe arsyeja për këtë

Më: 25 prill 2018 Në ora: 07:14
Ilustrim

Mbase edhe ka diçka lidhur me këtë, thotë hulumtimi i ri.

Nëse qeni ju shikon dhe leh, me siguri e dini se çfarë dëshiron. Nëse jeni duke ngrënë në tavolinë, me siguri edhe ai është i uritur. Nëse gërvisht nëpër dyer ai do të kryejë nevojën, është logjike që dëshiron të dalë jashtë.

Mirëpo, studimi i publikuar në vitin 2017 sugjeron që femrat kanë më shumë siguri që të kuptojnë se çfarë dëshiron miku më i mirë i njeriut.

Hulumtimi, i botuar në revistën Royal Society of Open Science, ka zbuluar që njerëzit mund të kuptojnë se çfarë përpiqen “të thonë” qentë kur gërvishtin, dhe që femrat më mirë se meshkujt e flasin “gjuhen e qenve”.

Dyzet pjesëmarrës në studim, kanë kërkuar që të identifikojnë tonin duke përdorur masën rrëshqitëse se a ulërin qeni për shkak të frikës, gëzimit, agresionit, pikëllimit apo lumturisë.

Atëherë kanë provuar të caktojnë kontekstin e gërvishtjes. Njerëzit me sukses kanë identifikuar kontekstin e gërvishtjes në 63% të rasteve.

“Studimi ynë i paradokohshëm na udhëzon që qentë dhe njerëzit përdorin zonën e ngjashme të trurit dhe me siguri edhe procese të ngjashme në mënyrë që të vlerësojnë emocionet e të tjerëve nëpërmjet vokalizimit”, ka thënë autori kryesor Tamás Faragó za Broadly.

Duket që ekzistojnë rregulla biologjike të rrënjosura se gjitarët me vokalizim i kodojnë emocionet dhe ato procese të përbashkëta u ndihmojnë njerëzve që të vlerësojnë gjendjen emocionale, jo vetëm të qenit, por edhe të shprehjeve të tjera emocioneve vokale të gjitarëve.

Kjo është mostra e zakonshme në hulumtimin e emocioneve. Femrat me siguri janë më empatike dhe më të ndjeshme ndaj emocioneve të të tjerëve dhe kjo u ndihmon që më mirë t’i lidhin kontekstet me përmbajtjen emocionale të gërvishtjes”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat