Si të largoni aromën e keqe nga shtëpia?

Life style

Si të largoni aromën e keqe nga shtëpia?

Më: 23 prill 2018 Në ora: 22:48
Limoni

Limoni ka benefite të panumërta shëndetësore por edhe të tjera.

Shija dhe aroma specifike i japin një shije ushqimit dhe pijeve.

Po ashtu, limoni përmirëson shëndetin e zemrës, ndihmon përmirësimin e lëkurës ashtu si edhe eliminon bakteriet dhe infeksionit.

Megjithatë, limoni ka edhe një aftësi dhe një trik që jo të gjithë e dinë… limoni mund të eliminojë aromën e keqe në kuzhinën tuaj.

Instruksione si të realizoni këtë “trik”:

Ndajeni limonin në katër pjesë, por mos e ndani atë krejtësisht. Vendosni pak kripë në pjesët e ndara dhe vendoseni limonin në kuzhinë.

Limoni i vendosur kështu eliminon aromën e keqe dhe sjell aromë të mirë në kuzhinën tuaj.

Gjithashtu eliminon bakteriet që mund të jenë prezente.

Ju po ashtu mund të krijoni një dezinfektues të fortë duke kombinuar lëngun e tre limonëve, sapunin e lëngshëm dhe pak kripë në një shishe me ujë.

Kjo do të dezinfektojë krejt hapësirën që ju e vendosni atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat