Personat me shtrëngim të fortë të duarve janë më të mirë në zgjidhjen e problemeve dhe testet e memories

Life style

Personat me shtrëngim të fortë të duarve janë më të mirë në zgjidhjen e problemeve dhe testet e memories

Më: 23 prill 2018 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Një studim i ri ka zbuluar se personat me shtrëngim të fortë të duarve janë më inteligjentë dhe kanë kujtesë më të fortë.

Hulumtimi, i kryer nga Universiteti i Mançesterit, ka analizuar 475,397 persona përgjatë Mbretërisë së Bashkuar dhe ka zbuluar se ata me shtrëngim më të fortë të duarve gjithashtu performojnë më mirë në çdo test të funksionimit të trurit.

Në përgjithësi, shtrëngimi i fortë i duarve është ndërlidhur pozitivisht dhe dukshëm me kujtesën vizuale, shpejtësinë e reagimit, dhe me disa lloje tjera të kujtesës.

Duke pasur parasysh këtë, një shtrëngim i fortë i duarve mund të jetë shenjë për shefat kur kërkojnë punëtorët më inteligjentë në një intervistë.

Për një shtrëngim të përsosur të duarve, duhet t’i keni parasysh këto këshilla: përdoreni dorën e djathtë; shtrëngojani dorën, por jo shumë; sigurohuni ta keni dorën të tharë (pa djersë); mos e mbani më gjatë se dy deri në tre sekonda.

Shtrëngimi i dorës gjithashtu duhet të ekzekutohet duke mbajtur njëkohësisht kontaktin me sy, bashkë me një buzëqeshje të mirë natyrale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat