Si të ktheni në gjendjen e mëparshme rrobat e zvogëluara në lavatriçe

Life style

Si të ktheni në gjendjen e mëparshme rrobat e zvogëluara në lavatriçe

Më: 22 prill 2018 Në ora: 23:46
Ilustrim

Ju ka ndodhur ndonjëherë të dëgjonit rrëfimet e mamave dhe gjysheve për vështirësitë që kanë kaluar në menaxhimin e punëve të shtëpisë? Me siguri jeni habitur kur tregonin për barrën e madhe të rrobave që duhej të lanin çdo ditë me dorë dhe sa e vështirë ishte kjo gjë. Fatmirësisht jetojmë në epokën ku çdo familje ka të paktën një lavatriçe në shtëpi dhe ju mund të merreni me gjëra të tjera ndërkohë që ajo kryen procesin e larjes. Por jo gjithmonë gjërat shkojnë ashtu siç duhet. Zgjedhja e temperaturës së gabuar apo përzierja e materialeve të ndryshme në të njëjtën larje bën që rrobat tuaja të zvogëlohen. Një tmerr i vërtetë apo jo ? Living ka për ju zgjidhjen e duhur. 

Mbushni lavamanin, kovën ose legenin me ujë të ngrohtë. Shtoni pak zbutësh flokësh dhe trazojeni me dorë që të përhapet në të gjithë sipërfaqen e enës që po përdorni. Vendosni rrobën brenda dhe lëreni në ujë për 15-20 minuta. Në fund shtrydheni. Në një sipërfaqe të sheshtë shtroni një peshqir dhe vendosni veshjen e lagur sipër. Tërhiqeni me kujdes pa e dëmtuar dhe lëreni të thahet në temperaturë ambienti. Kur ta vishni ajo do të duket si e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat