2 maska bukurie me sodë buke që duhet t’i provoni para se të shkoni në plazh

Life style

2 maska bukurie me sodë buke që duhet t’i provoni para se të shkoni në plazh

Më: 22 prill 2018 Në ora: 23:33
Ilustrim

Kujdesi për fytyrën është pjesë shumë e rëndësishme e ritualit të mirëmbajtjes për çdo femër, por jo më pak të përjashtuar duhet të ndihen meshkujt. Edhe pse në artikujt tanë ju rikujtojmë herë pas here rëndësisnë e kurimit të lëkurës që duhet të nisë që me ushqyerjen e shëndetshme, përdorimin e kremërave të duhur që i përshtaten pH-it të lëkurës, kremi kundra diellit etj. Mënyra më e mirë për ta përgatitur lëkurën para sezonit të verës është duke përdorur maska 100 natyrale si dy të mëposhtmet :

1.Maskë me kanellë, sodë buke, mjaltë dhe limon për të eleminuar qelizat e vdekura të lëkurës
Përbërësit : 2 lugë çaji sodë buke, një lugë çaji kanellë, 1 gjysmë limoni i shtrydhur dhe 5 lugë çaji mjaltë. Përzieni të gjithë përbërësit bashkë derisa të formohet një masë homogjene. Vendoseni mbi fytyrë dhe lëreni të veprojë për 15 minuta, më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Kanella ka në përmbajtjen e saj përbërës me veti antiinflamatore që parandalojnë shfaqjen e njollave në lëkurë dhe ndihmojnë në reduktimin e akneve dhe poreve të bllokuara. Ndërkaq mjalti ka efekt antioksidues dhe i jep butësi fytyrës.

2.Maskë me sodë bukë dhe qumësht
Kjo maskë është një ndër maskat më të shpeshta të verës pasi ka efekt hidratues dhe shërben për të qetësuar lëkurën pas ekspozimit të parë në diell. Në një enë shtoni dy lugë çaji me sodë buke dhe dy lugë gjelle me qumësht. Përzieni të dy përbërësit derisa të formohet një maskë. Më pas me ndihmën e një sfungjeri të butë përhapeni në lëkurën e fytyrës, e cila duhet të jetë paraprakisht e njomur. Lëreni mbi fytyrë për 30 minuta dhe shpëlajeni me ujë të blloshëm. Kjo maskë i rikthen elasticitetin e munguar lëkurës falë sasisë së lartë të mineraleve dhe vitaminave që përmban qumështi, të cilat ndihmojnë në shtimin e prodhimit të kolagjenit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat