Karakteristikat unike të flokëkuqëve

Life style

Karakteristikat unike të flokëkuqëve

Më: 21 prill 2018 Në ora: 08:36
Ilustrim

Kombinimi i tipareve: sy të gjelbër dhe flokë të kuqe është një ndër më të rrallët, pasi vetëm 2% e popullsisë kanë fatin të transmetojnë këto gjene aspak dominante.

Nëse sytë e bukur jeshilë nuk lidhen me ndonjë karakteristikë tjetër të veçantë të personalitetit, duhet ta pranojmë se flokëkuqet gëzojnë disa karakteristika që i bëjnë këta të fundit unikë.

Shihni më poshtë disa nga faktet më interesante që duhet të dini rreth flokëkuqeve.

1. Flokët e kuq janë një mutacion gjenetik

2. Vetëm 2% e popullsisë lindin me flokë natyralë të kuq

Sipas një raporti të BBC-së thuhet se vetëm 1% deri në 2% e popullsisë botërore ka flokë të kuq dhe 19% e tyre jetojnë në Skoci.

3. Flokëkuqët thinjen shumë ngadalë

Askush nuk është imun ndaj flokëve gri e të bardhë, por flokëkuqët duket se kërkojnë një kohë më të gjatë për t’u thinjur.

4.  Janë më të ndjeshëm ndaj temperaturave të ftohta

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Louisville “gjeni i xhenxhefilit, i njohur si MC1R, lidhet ngushtë me gjenet që kontrollojnë shkëmbimin termik, duke i bërë flokëkuqët më të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

5. Femrat flokëkuqe e kanë shumë të vështirë të lyejnë në një tjetër ngjyrë flokët e tyre, pasi e kuqja është tepër e pigmentuar dhe nuk mban asnjë bojë tjetër.

Flokët e kuq gjithashtu nuk janë aspak të hollë dhe kjo e bën të vështirë për ngjyrën të depërtojë në kutikulën e flokëve.

6. Kanë nevojë për doza më të mëdha anestezie

Një studim i botuar në The Journal of the American Society of Anesthesiologists zbuloi se vullnetarët me flokë të kuq kërkuan 19% më shumë anestetikë sesa ato me flokë të errët.

7. Megjithëse lëkura e flokëkuqëve i bën ata më të ndjeshëm ndaj rrezeve të diellit, ata janë më të mirë në prodhimin e vitaminës D nga qëndrimi në diell në krahasim me njerëzit me flokë të errët apo bjondë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat