Pesë karaktere të cilat i kanë meshkujt më joshës

Life style

Pesë karaktere të cilat i kanë meshkujt më joshës

Më: 18 prill 2018 Në ora: 19:35
Ilustrim

Askush nuk thotë që patjetër duhet t’i ketë të pesë karakteret, mirëpo sa më shumë të ketë, aq më afër do t’i jetë mashkullit ideal, thonë hulumtimet, ndërkaq edhe fermat me siguri pajtohen.

Janë të aftë për të bërë humor

Pos që dëshirojnë të qeshin, femrat këtë karakter e konsiderojnë tregues të intelektit dhe të inteligjencës sociale. Bashkë me këtë, meshkujt të cilët kanë aftësi të mira humori ndikojnë në mënyrë qetësuese te femrat.

Mjekra

Mjekra është njëra ndër favoritet midis femrave, ndërkaq fituese është ajo mjekër e rritur për tri ditë e cila është mjaft e dukshme që fytyrës t’i japë pamje mashkullore, jo tepër e gjatë, por jo edhe tepër e shkurtër.

Zëri i thellë

Meshkujt me zë të thellë kalojnë shkëlqyeshëm te femrat, sepse duken shumë më mashkullorë – hulumtimet madje tregojnë që duken më të gjatë dhe më të mëdhenj nëse kanë zë të thellë. Femrat konsiderojnë që meshkujt e tillë kanë vetëbesim, ndërkaq shpesh janë edhe më pak agresivë, sepse zëri i tyre i thellë ndikon në mënyrë qetësuese.

Gjatësia

Ndoshta nuk është fer, por është fakt që hulumtimet tregojnë që femrat preferojnë partnerë të cilët janë më të gjatë se ato. Kjo preferencë vjen që nga koha e gurit, kur meshkujt e gjatë kanë qenë të popullarizuar te femrat, sepse dukeshin si mbrojtës të mirë.

Qeni Nuk është karakteristikë… mirëpo megjithatë femrat u kushtojnë rëndësi. Hulumtimet tregojnë që femrat meshkujt të cilët në fotografi kanë qen i konsiderojnë madje 24 për qind më joshës se ata të cilët nuk kanë qen, prandaj konsiderojnë që meshkujve të tillë shumë më lehtë u besohet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat