Lidhjet e destinuara të dështojnë: Disa shenja horoskopi assesi nuk shkojnë bashkë!

Life style

Lidhjet e destinuara të dështojnë: Disa shenja horoskopi assesi nuk shkojnë bashkë!

Më: 18 prill 2018 Në ora: 07:36
Ilustrim

Njëri-tjetrit i nxjerrin vetëm më të keqen, ndërkaq në lidhje pas fazës së parë të dashurisë shpejt bëhen njerëz të cilët thjesht ia nxijnë jetën njëri-tjetrit.

Disa shenja zodiaku thjesht nuk munden bashkë, sepse lidhjet e tyre të dashurisë janë plot stres dhe turbulenca.

Dashi dhe Akrepi

Të dy janë kokëfortë, të dy shumë shpejt hidhërohen dhe të dy dëshirojnë të jenë persona dominues në lidhje. Edhe njëri edhe tjetri rrezatojnë vetëbesim, gjë që grindja mund të shndërrohet në arrogancë dhe pandjeshmëri.

Shigjetari dhe Bricjapi

Vlerat e tyre janë plotësisht të ndryshme, si edhe karakteristikat e tyre personale. Këto dy shenja shumicën e gjërave i shikojnë krejtësisht ndryshe, për ç’shkak grindjet janë të shpeshta dhe të pashmangshme.

Binjakët dhe Virgjëresha

Ata do ta çmendin njëri-tjetrin. Virgjëresha Binjakun do ta konsiderojë të rëndë dhe fëmijëror, ndërkaq Binjaku Virgjëreshën të lodhshëm si prind i rreptë.

Demi dhe Akrepi

Ky është kombinimi më i keq ndër të gjitha shenjat e horoskopit. Njëri nga tjetri nxjerrin vetëm më të keqen, ndërkaq në lidhje pas fazës së parë të dashurisë shpejt do të bëhen njerëz të cilët thjesht ia nxijnë jetën njëri-tjetrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat