Pastrimi i furçave të makijazhit – të gjithë përbërësit i keni në shtëpi - Bota Sot
Pastrimi i furçave të makijazhit – të gjithë përbërësit i keni në shtëpi

Life style

E martë, 17 korrik 2018

Pastrimi i furçave të makijazhit – të gjithë përbërësit i keni në shtëpi

Më: 17 prill 2018 Në ora: 12:02
Ilustrim

Çdo njeri e din se është e rëndësishme që furçat e makijazhit të pastrohen rregullisht.

Por, shumë pak njerëz e dinë se çfarë përbërës duhet të përdoren për pastrimin e tyre.

Tani, fatmirësisht, ekspertët kanë treguar për një mënyrë interesante përmes së cilës mund t’i pastroni furçat e makijazhit, dhe të gjithë përbërësit e nevojshëm veçse i keni në shtëpi.

Pastrimi i furçave me uthull dhe limon

Shumica e njerëzve posedojnë uthull dhe limon në kuzhinën e tyre, prandaj edhe pastrimi i furçave të makijazhit do të jetë i lehtë sepse vetëm kaq përbërës nevojiten.

Mënyra më e mirë e përdorimit të këtyre dy përbërësve është të përzihen dy lugë gjelle uthull të bardhë në një tas me ujë të ngrohët.

Pastaj i futni furçat aty derisa të pastrohen krejtësisht.

Nëse furçat mbajnë aromë të fortë uthulle, atëherë vetëm i fërkoni ato në një limon për të marrë aromë limoni. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test