A duhet t'i fotografoni fëmijët menjëherë pasi vijnë në jetë, kur është momenti i duhur për të realizuar fotot e para - Bota Sot
A duhet t'i fotografoni fëmijët menjëherë pasi vijnë në jetë, kur është momenti i duhur për të realizuar fotot e para

Life style

E martë, 25 shtator 2018

A duhet t'i fotografoni fëmijët menjëherë pasi vijnë në jetë, kur është momenti i duhur për të realizuar fotot e para

Më: 16 prill 2018 Në ora: 22:35
Ilustrim

Gjithnjë e më shumë prindër vendosin të fotografojnë dhe të fiksojnë në video momentin ne te cilen fëmija i tyre vjen në jetë. Fotografia ju lejon të keni momente unike dhe të veçanta nga çdo çast me fëmijën. Nuk ka gjë më të bukur dhe emocionuese e se kur të shikoni këto foto pasi ka kaluar një kohë e gjatë dhe fëmija është rritur. Në muajt e parë të jetës çdo fëmijë është i bukur pavaresisht pozicionit qe ka. Shumë prindër bëjnë sa më shumë foto sepse nuk i rezistojnë dot ëngjëllit të tyre,por cili është momenti i duhur për të fotografuar një të porsalindur me një stil artistik dhe në të njëjtën kohë bebi të duket bukur?

Fëmijët janë gjithmonë të bukur në çfarëdolloj muaji dhe pozicioni që t’i fotografoni. Për këtë arsye duhet të jeni më kreativ për të pasur në çdo muaj nga një foto dhë më pas të bëni krahasimin. Shumë prindër që bëhen për herë të parë më fëmijë pyesin se kur është koha e përshtatshme që fëmija i tyre të bëjë foton e parë. Ekspertët rekomandojnë fotografimin e fëmijës në dy javët e para të jetës. Në ditët e para pas lindjes është padyshim e pamundur, sepse i porsalinduri dhe nëna janë ende në spital. Pas ditës së tretë, në shumicën e rasteve del nga spitali dhe mund të fillosh të mendosh për fotot që do të bëni.

Por pse është kaq e rëndësishme për të fotografuar fëmijën në javët e para? Në këtë periudhë fëmija i porsalindur fle shumë dhe është shumë i qetë. Fotografi mund të bëjë foto shumë të bukura në këto momente dhe fëmija duket si një ëngjëll i vërtetë. Për më tepër, gjatë kësaj periudhe fëmijët janë shumë fleksibël dhe mund të organizohen lehtësisht siç kërkohet nga fotografi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test