Gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për seksin

Life style

Gjërat që ndoshta nuk i keni ditur për seksin

Më: 16 prill 2018 Në ora: 22:15
Ilustrim

Kur bie fjala te seksi, shumë njerëz mendojnë se i dinë të gjithë gjërat. Megjithatë ka gjithmonë hapësirë për përmirësim. Nuk ka rëndësi nëse jeni veteran apo i ri në këtë drejtim, këto fakte duhet t’i mësoni.

-Meshkujt mund të shtiren për orgazmë false.

Një studim i fundit ka zbuluar se 28 përqind e meshkujve janë shtirur sikur kanë kaluar orgazëm.

-Ka një gjë që nuk duhet ta thoni pas seksit.

Nëse bëni seks me një partner të ri, nuk duhet të thoni kurrë ‘të dua’ direkt pas seksit. Kjo është një prej keqardhjeve më të mëdha të raportuara nga meshkujt e femrat.

-Nëse bëni këtë gjë në mëngjes, do bëni më shumë seks në darkë.

Një studim ka treguar se disa mesazhe flirtuese gjatë ditës, ju ndihmojnë me humorin dhe çiftet kanë më shumë shanse që të bëjnë seks në darkë.

-Mos u stresoni nëse nuk vini së bashku.

Një studim i fundit ka treguar se çiftet që përpiqen që të vijnë në orgazmë së bashku, ka më shumë shanse që të humbasin këtë moment. Rëndësi ka që të përpiqeni që të dy të kaloni në orgazëm gjatë seksit.

-Femrat janë po kaq të eksituara sa meshkujt.

Studimet tregojnë se femrat e duan seksin po aq sa meshkujt, por janë më të zëna me të tilla punë si kujdesi për fëmijët apo për shtëpinë.

-Masturbimi nuk të bën të ndjehesh kaq mirë sa seksi. Kjo për shkak se nuk lëshoni të njëjtën sasi kimikatesh që ju bëjnë të ndjeheni mirë siç ndodh me seksin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat