Ja çfarë i ndodh organizmit tonë kur humbim para

Life style

Ja çfarë i ndodh organizmit tonë kur humbim para

Më: 16 prill 2018 Në ora: 14:51
Ilustrim

Një studim i shkencëtarëve nga Universiteti Miçigen zbulon se gjatë periudhës 90-vjeçare më shumë se një e katërta e njerëzve në moshë të mesme dhe të shtyrë në Amerikë kanë pësuar “shok negativ” për shkak të humbjes të të hyrave.

Autorët e studimit thonë se humbja e kursimeve të jetës ka ndikim të rëndësishëm në shëndetin tonë afatgjatë. Personat që përjetojnë shok pas humbjes të të hyrave ose kursimeve, kanë 50 për qind më shumë gjasa të vdesin në 20 vjetët e ardhshme se sa ata që nuk u ka ndodhur një gjë e tillë.

Njerëzit pa kursime kanë rrezik edhe më të madh, diku 67 për qind. Ndërsa ata që mbeten pa para, të hyra ose kursime kanë rrezik me ruajtjen e shëndetit psikik për shkak të humbjeve financiare. Rezultatet konfirmojnë studimet e mëhershme dhe vërtetojnë ndryshimet drastike në një periudhë të shkurtër kohore në aspektin shëndetësor, si paraqitja e tensionit të lartë, depresionit, keqpërdorimit të substancave dhe dëmtimin e zemrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat