Pse (nuk) duhet të bëni seks 365 ditë në vit: Terapeuti ka një mesazh për çiftet!

Life style

Pse (nuk) duhet të bëni seks 365 ditë në vit: Terapeuti ka një mesazh për çiftet!

Më: 15 prill 2018 Në ora: 23:45
Ilustrim

Seksi stimulon prodhimin e hormoneve të dashurisë dhe epshit, për shkak të cilëve në përgjithësi ndjehemi mirë, por sa shpesh duhet praktikuar në martesë?

Para më shumë se tetë vite, gruaja me emër Karla Muler dhe burri i saj u shfaqën në të gjitha mediat për shkak të seksi dhuratës për ditëlindje të përditshme.

Gjegjësisht, Karla burrit të saj për ditëlindjen e dyzetë i dhuroi seks për çdo ditë gjatë tërë vitit!

Karla ka vendosur këtë hap sepse marrëdhënia e tyre nuk ishte më si më parë, dhe ka vendosur që me këtë ide të përpiqet të afrohet më shumë me burrin e saj.

Në fund të vitit, Karla shkroi librin ‘365 netë: Memoaret e intimitetit’, i cili për kohë të shkurtë u bë bestseller.

Përveç kësaj, ky libër ka shpalosur edhe shumë pyetje rreth jetës intime dhe shëndetit, në të cilat për Daily Mail është përgjigjur terapeutja e seksit Tracey Cox.

Ajo ka shpjeguar se pse 365 ditë seks në vit është mirë, por edhe pse nuk është.

Gjithashtu, ajo këshillon edhe çka mund të bëni që të mbeteni të afërt, sepse Tracey beson se nuk është reale të shpresohet se çdo ditë çdo çift është i disponuar dhe ka forcë për marrëdhënie seksuale.

Pse duhet të bëni seks 365 ditë në vit:

Seksi i rregullt është i mirë edhe për shëndetin psiqik edhe fizik
Seksi kthen energjinë
Largon stresin
Forcon imunitetin
Shton vetëbesimin
Seksi stimulon prodhimin e hormoneve të dashurisë dhe epshit, për shkak të cilëve në përgjithësi ndjehemi më mirë.

Pse nuk duhet të bëni seks çdo ditë në vit:

Seksi i rregullt sjell sasinë e njejtë të përfitimeve si dhe seksi dy-tri herë në javë
Është vështirë të bëhet seks çdo ditë
Seksi nuk mund të zëvendësojë afërsinë emocionale
Dëshira për partnerin ndonjëherë është shumë e mirë

“Gjithçka mund të jetë e tepërt, madje edhe seksi”, këshillon Tracey.

Në vend që të fiksoheni me idenë se duhet të keni marrëdhënie seksuale çdo ditë, terapeutja këshillon që të bëni këtë:

“Çdo ditë bëni diçka seksi, qoftë puthje e gjatë, e ngrohtë apo seks oral në shpejtësi. Këtë realisht do të mund ta bëni”, shpjegon Cox.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat