Pesë këshilla për mbajtjen e drejtë të trupit

Life style

Pesë këshilla për mbajtjen e drejtë të trupit

Më: 15 prill 2018 Në ora: 18:43
Ilustrim

Studimet kanë zbuluar se mbajtja e duhur e trupit e ulë ndjeshmërinë ndaj dhembjeve, përveç kësaj do të merrni frymë më lehtë. Mbajtja e përkulur ngushton kanalet e frymëmarrjes, me çka do e keni më të vështirë të merrni frymë.

Si të mbani trupin drejtë?

“Zgjateni” kurrizin

Qëndroni me hapësirë mes këmbëve, me shpatulla të zgjeruara, e pastaj paramendoni se dikush është duke ju tërhequr nga lartë për koke dhe qëndroni në atë pozitë për pesë sekonda.

Mbështeteni pjesën e poshtme të shpinës

Mbështjelleni një peshqir dhe vendoseni mes karriges dhe shpinës, ashtu nuk do të kërruseni kur të uleni. Të njejtën gjë bëjeni edhe në veturë.

Ndryshojeni pozitën

Uluni në skajin e karriges ashtuqë kofshët nuk do të jenë në të mirëpo prapanica do të jetë plotësisht në ulëse. Kështu më pak do të mbështeteni në shpinë.

Drejtohuni më shpesh

Kur të humbeni në punë dhe nuk mendoni për mbajtjen e drejtë të trupit, situata përkeqësohet. Lereni një alarm në celular që do ju përkujtojë çdo orë që të drejtoni trupin.

Ndryshoni mënyrën e fjetjes

Kurshtriheni në anë, vendoseni një jastëk mes këmbëve. Gjumi në pozitën e duhur mund të përmirësojë mbajtjen e drejtë të trupit gjatë ditës./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat