Sekretet e vajzave me lëkurë të shëndetshme

Life style

Sekretet e vajzave me lëkurë të shëndetshme

Më: 13 prill 2018 Në ora: 20:05
Foto ilustrim

Shëndeti i lëkurës sa vjen e bëhet më i rëndësishëm. Kërkojmë butësi, elasticitet, pastërti e shumëçka tjetër.

Realizojmë maska, përdorim kremra, kozmetikë të cilësisë së lartë, vetëm për të mbajtur fytyrën sa më të hidratuar dhe të freskët. Por, këto nuk janë gjithçka.

Nëse shihni një femër me lëkurë ideale, dijeni se përpos gjeneve, pas asaj që duket fshihet një rutinë e tërë kujdesi. Dhe për gjëra të këtij lloji, nuk duhen shumë shpenzime. Mjafton të dini se çfarë do të bëni, shkruan bordo.al. Duhet thjesht të ndiqni hapat e mëposhtëm:

Pastrojeni dy herë lëkurën.

Bëni avull për 10 minuta.

Pastroni lëkurën e vdekur me pambuk.

Vendosni një shtresë të lehtë kremi.

Flini në shpinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat