Rrëfehet 23 vjeçarja: Zbulova tradhtinë e të dashurit, por më shokoi ajo që bëri ai më pas... - Bota Sot
Rrëfehet 23 vjeçarja: Zbulova tradhtinë e të dashurit, por më shokoi ajo që bëri ai më pas...

Life style

E hënë, 16 korrik 2018

Rrëfehet 23 vjeçarja: Zbulova tradhtinë e të dashurit, por më shokoi ajo që bëri ai më pas...

Nga: Bota sot Më: 11 prill 2018 Në ora: 22:13
Ilustrim

Një grua 23 vjeçare, ka rrëfyer për The Sun se e ka zbuluar se i dashuri e ka tradhtuar, përcjell Bota sot.

Ajo thotë se këtë e ka zbuluar përmes një mesazhi që ai ka dërguar një mik i tij, që kishte qenë me të në vikend në Pragë.

Gruaja tregon se ata kanë edhe një vajzë, por që djali asnjëherë nuk kujdeset për të, pasi nuk ka qenë e planifikuar dhe kur ajo është ballafaquar me të për mesazhin, ai e ka mohuar dhe është larguar nga shtëpia, duke i thënë se do të kthehet vetëm nëse ajo e pranon se nuk ka ndodhur asgjë.

Gruaja nuk e di çka të bëjë, derisa thotë se nuk i beson aspak të dashurit të saj.

Ky është rrëfimi i plotë i gruas:

Një mesazh në telefonin e të dashurit tim thoshte: “A do ta marrësh sërish atë, shoku? Ajo duhej shumë e pistë”.

Isha e shkatërruar. Mesazhi tregonte se ai më kishte tradhtuar, pasi ishte një nga shokët e tij që i kishte shkruar, që kishte qenë bashkë me të në vikend në Pragë.

E gjeta atë pasi e mora telefonin e tij ta thirrja mjekun, sepse vajza jonë ishte e sëmurë dhe nuk mund ta gjeja timin.

Kur u konfrontova me të për mesazhin, ai e mohoi tradhtinë. Por e gjitha u bë më keq, kur nëna ime e cila jeton me ne, e dëgjoi grindjen tonë.

Unë kisha dhimbje barku por kishte gjëra më urgjente dhe mora vajzën ta dërgoja tek doktori, ndërsa të dashurit i thashë se do të flisnim më vonë.

Ai i paketoi gjërat dhe kishte shkuar tek nëna e tij kur unë u ktheva, duke thënë se nuk do të kthehet derisa unë të pranoj se asgjë nuk ka ndodhur.

Unë jam me të prej 2 vitesh. Ai kurrë nuk është interesuar për vajzën, pasi nuk ka qenë e planifikuar. Ai është 25 ndërsa unë jam 23 vjet. Janë bërë dy javë dhe unë nuk e di çka të vendos.

Ai e ka ndërruar numrin e telefonit dhe ajo vajzë më nuk mund t’i qaset por unë më nuk i besoj atij.

Të jem e sinqertë, nuk i besoj asnjë fjale që del nga goja e tij. Kam menduar se do të martohemi një ditë dhe kur të jetë më i pjekur, do të sillet ashtu si i rritur siç kam dashur.

Çka e komplikon gjithë këtë, është se nëna ime ka pasur një të fejuar i cili e ka tradhtuar atë dhe e ka braktisur në ditën e martesës. Ajo më thotë se edhe nëse e kthej pas të dashurin tim, ai nuk mund të jetojë me ne. Ai më thotë se më do por nëse më do, pse më ka tradhtuar?

Kjo është përgjigja e psikologes për gruan:

Njerëzit i tradhtojnë partnerët e tyre edhe nëse i duan dhe kjo ndodh për shumë arsye.

Por nëse ka bërë ose jo seks me një vajzë tjetër, në lidhjen tuaj janë shumë probleme që duhet të zgjidhen përpara se ai të të bëjë të lumtur ty dhe të jetë një baba i mirë për vajzën tuaj.

Ti thua se ai kurrë nuk është marrë me fëmijën e tij. Ai mund mos ta ketë planifikuar por ai është përgjegjës për atë po aq sa ti që e keni sjellë në jetë.

Ai duhet të jetë po aq përgjegjës për kujdesin e saj, sa edhe ti.

Ti thua se nuk i beson asgjë atij dhe kjo jo vetëm që bazohet në këtë që ka ndodhur së fundmi.

Unë nuk pajtohem me ultimatumin që nëna jote të thotë t’ia japësh pasi nuk mund të bazohet në përvojën e saj të keqe.

Sidoqoftë, ti duhet të jesh me të dashurin tënd sërish, vetëm nëse ai përpiqet shumë të të tregojë se të do ty dhe vajzën e tij dhe se do të jetë një person i matur edhe tani, jo vetëm në një të ardhme./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test