Fjalët që nuk duhet t’i përdorni në një intervistë pune

Life style

Fjalët që nuk duhet t’i përdorni në një intervistë pune

Më: 5 prill 2018 Në ora: 20:22
Ilustrim

Një fjalë e vetme ka fuqinë ta ndryshoj tërë domethënien e asaj se çfarë doni t’i tregoni një personi. Pra, çfarë nëse ai person është intervistuesi juaj?

Të gjitha përpjekjet tuaja, duke filluar nga gjetja e një vendi të lirë të punës, dërgimi i CV-së, pritja e telefonatës për intervistës etj., mund të shkojnë poshtë nëse e thoni një fjalë që nuk duhet.

P.sh., nëse e përdorni fjalën “ummm” gjatë një interviste pune, kjo bën të dukeni më pak të shkolluar.

Veç kësaj, disa njerëz nuk e dinë se edhe përdorimi i fjalës “në një mënyrë” në një intervistë i bën ata të tingëllojnë si adoleshentë. Nëse dëshironi të tingëlloni si person i mbushur me vetëbesim, atëherë duhet të zëvendësoni këtë fjalë me “po” dhe “jo”.

“Perfeksionist”

Asnjëherë mos u përpiqni t’i glorifikoni fuqitë tuaja duke e përdorur këtë fjalë që përdoret tejet shumë. Intervistuesi nuk është budalla dhe lehtë mund t’i njohë aftësitë dhe fuqitë tuaja.

“E mahnitshme”

Shpeshherë keni tendenca ta përdorni këtë fjalë për të nënkuptuar pozitivistet. Por, ndonjëherë mund t’i ekzagjeroni gjërat duke e përdorur këtë. Merrni pak minuta kohë para se ta përdorni këtë fjalë për të kuptuar nëse me të vërtetë nevojitet.

“Jo”

Asnjëherë mos jepni ndonjë përgjigje monosilabike si “Po” ose “Jo” edhe atëherë kur pyetja është e thjesht dhe direkte. Të supozojmë se përgjigja është jo, por kjo nuk do të thotë se duhet të ndaleni vetëm me një përgjigje të shkurtër dhe të ftohët.

P.sh., nëse dikush të pyet “A dini të përdorni programin Excel”, ju duhet të përgjigjeni “Ah, nuk kam pasur mundësinë ta mësojë ende”.

“Urrejtje”

S’mund ta kuptoni ndikimin negativ që e ka kjo fjalë. Posa ta përdorni këtë fjalë gjatë një interviste pune, ju futeni në kategorinë e kandidatëve të rrezikuar. Prandaj, përpiquni që me çdo kusht ta shmangni këtë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat