Partneri duhet të bëjë vetëm një veprim që të arrini orgazëm të trefishtë

Life style

Partneri duhet të bëjë vetëm një veprim që të arrini orgazëm të trefishtë

Më: 5 prill 2018 Në ora: 19:10
Ilustrim

Një studim nga platforma Omgyes ka marrë në analizim 1000 femra nga grupmosha 18-95 vjeç. Studimi doli në përfundimin se rreth 50% e femrave kanë kaluar më shumë se një orgazëm gjatë një akti seksual.

Mënyra që këto femra kanë zgjedhur për të kaluar një orgazëm të dytë e me radhë ka qenë e veçantë. Truku nuk është një recetë e gatshme, por ka në thelb një veprim shumë të thjeshtë.

Sipas studimit, femrat që mendojnë se nuk mund të arrijnë një orgazëm të shumëfishtë sepse e përjetojnë ndjeshëm periudhën pas klimaksit, janë femrat që mund të arrijnë të zgjasin më shumë kënaqësinë.

E gjitha ajo që duhet të bëjë partneri  është të ulë ritmin e lëvizjeve, nga të shpeshta në të ngadalta deri sa të kthehen në më të buta, në mënyrë që të arrijnë një valë tjetër kënaqësie. Pas aplikimit të kësaj metode 53% e femrave  kanë arritur të përjetojnë orgazëm të shumëfishtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat