Çfarë të bësh nëse njëkohësisht të pëlqejnë dy meshkuj dhe nuk di cilin ta zgjedhësh?

Life style

Çfarë të bësh nëse njëkohësisht të pëlqejnë dy meshkuj dhe nuk di cilin ta zgjedhësh?

Më: 4 prill 2018 Në ora: 22:36
Ilustrim

Mendoni mirë, zgjedhja e vështirë është para jush.

Shumica e femrave së paku një herë është gjendur para një situate që t’i pëlqejnë dy meshkuj njëkohësisht, vetvetiu ky nuk është problem, derisa të dy meshkujt nuk ia kthejnë ndjenjat. E atëherë krijohet telashi i vërtetë.

Çfarë të bëhet pastaj? Duhet patjetër të zgjidhni njërin nga ata, ose që në fillim ose në fund. Mirëpo cilin?

1. Merrni parasysh cilësitë pozitive edhe të njërit edhe të tjetrit

Kur jeni me të shikoni a ju bën të qeshni, a ka kuptim të mirë për humor, a është i interesuar për ndonjë tjetër pos për juve, dëshiron që gjërat të ecin ngadalë…

2. Shikoni se si ndiheni pranë tij

Në takimin tjetër mendoni a do të ndiheni e lumtur për shkak të tij, e vetëbesueshme, dhe e kënaqur.

3. Merrni parasysh cilësitë negative të të dy meshkujve

E dimë që aktualisht jeni e dashuruar dhe nuk mundeni të mendoni për gjëra të këqija, por do të duhej të shikoni nëse ai është manipulues, a e keni kapur duke gënjyer, ndërhyn në telashe dhe ajo që është më e rëndësishme, a mendon ende për ish të dashurën…

4. Mësoni se si ata ndihen kur janë pranë jush

Nuk ka rëndësi vetëm çfarë emocioni ata zgjojnë tek ju, me rëndësi është a ndihen mirë edhe ata kur janë pranë jush.

5. Pyesni shoqen për mendim

Pikërisht për këtë janë miqtë. Miqtë janë kur ju duhet për t’ju ngushëlluar, kur ju duhet shoqëria, por edhe kur ju duhet ndihmë apo edhe kur të merrni vendime.

6. Shkruani listën e ngjashmërive dhe dallimeve

Kjo do t’ju ndihmojë që të shihni se çarë vërtet dëshironi. Shkruani listën “për” dhe listën “kundër”, ndërkaq këto janë disa pyetje të cilat mund t’ju ndihmojnë: Cili sillet më mirë ndaj jush? Cili nga ta do të jetë pranë jush të kohë të vështira? Me cilin keni më shumë gjëra të përbashkëta? Cili do të pajtohet më mirë me familjen tuaj dhe me miqtë tuaj? Cilin dëshironi ta shihni çdo mëngjes kur zgjoheni dhe çdo mbrëmje para se të flini gjumë?

7. Dëgjoni çfarë ju thotë zemra

Nëse diçka në kokë të flet cilin mashkull ta zgjedhësh, dëgjojeni dhe merrni vendim!

8. Mos u ngutni

Mos mendoni që duhet menjëherë të vendosni, por edhe mos e zvarritni shumë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat