Ndalova së bëri seks për një vit dhe ja çfarë mësova nga kjo

Life style

Ndalova së bëri seks për një vit dhe ja çfarë mësova nga kjo

Më: 3 prill 2018 Në ora: 23:33
Foto ilustrim

“Unë duhej të luftoja impulset dërmuese seksuale vetëm për të provuar diçka rreth vetes sime”…

Unë nuk kisha marrëdhënie seksuale në më shumë se një vit, dhe udhëtimi im përmes kësaj shkretëtire ka qenë sa i mirë po aq edhe frustrues (për arsye të dukshme).

Pse kjo ndrydhje e ndjenjave? E tëra filloi në vitin 2015, kur një mashkull përmes Instagramit të shokut tim më bëri të rrëshqisja në pasionin e tij. Interesi u bë i dyanshëm dhe kështu kënaqësia jonë e papritur zgjerohej. Ai filloi me shkrime, më pas me tekste e deri në telefonata të shumta çdo ditë të vetme. Por, kjo nuk zgjati shumë. Mes hyrjes së lidhjes, ne nuk kishim gjetur territorin tonë sepse unë sapo kuptova se ai kishte dalur nga një lidhje e madhe serioze dhe nuk kërkonte diçka serioze. Në vend që të pajtohesha me këtë dhe ta përfundoja me kaq, unë veprova sikur isha në rregull me mohimin e tij për shkak se kimia e krijuar mes nesh ishte aq e fortë për ta injoruar.

Në mënyrë të qartë, në fillim gjërat ishin një fillim mjaft i shëndetshëm.

Unë vazhdoja t’i thoja vetes se isha në rregull të kem seks me mashkullin i cili nuk dëshironte të ishte i dashuri im. Unë isha krejtsisht në rregull se ai komunikonte me femra tjera. Isha në rregull me faktin se thjeshtë po bëja seks dhe asgjë tjetër, sepse siç thotë R.Kelly, nuk ka asgjë të gabuar kur bëhet fjalë vetëm për seks. Por, asgjë nga këto nuk ishin të vërteta dhe nuk duhej ta mirrja parasysh R.Kelly për këshilla në çdo gjë, asnjëherë.

Gjenerata jonë ka tendencë të përdor seksin thjeshtë si një mjet për tu kënaqur e jo si një privilegj. Unë nuk mund të mbaja gjatë fasadën e lidhjes sonë për një kohë të gjatë, sepse Kazanova u bë katalizator i ndryshimeve të thella në jetën time. Unë isha e lodhur duke luajtur të njejtin skenar me meshkuj të ndryshëm, dhe kur përfundova në gjendjen se kërkoja diçka që ai nuk ishte i gatshëm të më ofronte, marrëdhënia jonë u kthye në një miqësi platonike, dhe fillova të hulumtoj faktet se pse gjithnjë angazhohesha në sjellje që nuk përafroheshin aspak me atë që unë kërkoja.

Unë arrita deri në pikën duke kuptuar se seksi ishte i nevojshëm për ta bërë një mashkull që të më pëlqejë – dhe nëse nuk e bëja këtë, ai thjeshtë do të zhdukej nga jeta ime dhe e tëra për shkak të fajit tim. Shumë e mërzitshme!

Pra, në përpjekje për të ndryshuar këtë mendim, unë vendosa të abstenoja nga seksi rastësor apo kazual. I thash vetes se do hiqja dorë nga mashkulli me të cilin flisja deri sa të më bëjë të ndjehem si perendeshë që jam. Nuk kishte më shqetësime në lidhje me femrat tjera sepse mashkulli i duhur do të më bëjë të qartë se unë jam gjithçka që ai sheh. Vazhdova kështu muajt e parë sepse e ndjeja sikur në fund po rimerrja pushtetin tim që askush nuk mund të ma hiqte. Por kur, tejkalova gjashtëmujorin, fuqia ime e mohimit filloi të zbehej dhe si duket i tërë eksperimenti dyshues u hedh poshtë. Djalli që më qëndronte në supe sikur më thoshte vazhdimisht: “A ia vlen kjo që po bën? A ka vërtetë rëndësi? Vazhdo kënaqu vajzë, çfarë po pret”? Dhe, me tërë sinqeritetin unë vërtetë doja të vazhdoja lidhjen intime me meshkujt, kjo ishte mjaft frustruese në vetvete, pa shtuar faktin se unë duhej të luftoja me impulset dërmuese seksuale vetëm për të provuar diçka për veten time.

Ndërkohë, disa nga miqtë e mi më thonin të ndaloja këtë udhëtim që ishte shumë vështirë për ta injoruar. Ato gjithnjë më inkurajoni se bëhej fjalë vetëm për seks, asgjë më shumë, dhe se vendimi im për të hequr dorë nga “seksi i egër me të huajt” ishte një gabim dhe ndrydhje e pasionit. Kështu unë pyesja veten nëse vërtetë ato kishin të drejtë.

Pas tërë kësaj, dukej sikur hormonet e mia filluan të uleshin nga pak, impulset seksuale sikur u reduktuan dhe arrita të ruaja mohimin pothuajse për një vit. Dhe ende vazhdoj ta bëj. Duket sikur një ndëshkim mizor dhe i pazakontë për disa persona, por për mua nuk ishte aspak e vështirë.

Megjithatë, akoma mund të kem ndjenja të përziera gjatë gjithë kësaj eksperience. Ende më duket si një trishtim i tërë ky abstenim për një viit pa m’u afruar asnjë mashkull i vetëm dhe i gatshëm që të investojë në mua. Pse meshkujt nuk mund t’iu përmbahen pricipeve themelore të krijimit të një lidhje? Por, ska gjë, unë jam krejtsisht në rregull me këtë, sepse nuk dua që vetëm seksi të jetë motivi për të filluar diçka.

Kjo përvojë duket se më ka dhënë pak dashuri më shumë për veten time. Dhe, pa marrë parasysh se sa frustrues ky mësim ishte, sërish ishte shumë i nevojshëm. Unë e bëra këtë eksperiment për të ndihmuar veten të hiqja dorë nga meshkujt që kërkonin vetëm seks për interesin e tyre, dhe t’i kujtoja vetes se jam e vlefshme dhe e dua veten, pa pasur nevojën vetëm të “hapja këmbët në dispozicion të tyre”. Dhe kështu, i tërë ky zhgënjim u shëndrrua në një lloj krenarie të madhe për veten. Unë doja të ndaloja veten duke përsëritur skenarët vetëm për kënaqësinë e të tjerëve, dhe vërtetë kështu veprova. Doja të prisja deri në mashkullin e duhur i cili do të më dashuronte me përkushtim, dhe kam shumë besim në këtë, se një ditë vërtetë do të vijë një i tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat