5 llojet e seksit që çdo çift provon në moshën 30-vjeçare

Life style

5 llojet e seksit që çdo çift provon në moshën 30-vjeçare

Më: 1 prill 2018 Në ora: 22:01
Ilustrim

Në moshën 30-vjeçare femrat dhe meshkujt kanë arritur disa prioritete në jetë si puna, familja, martesa, fëmijët dhe përgjegjësitë janë më të mëdha krahasuar me 20-vjeçarët. Tashmë e keni të qartë se çfarë kërkoni nga jeta dhe vetja juaj në çdo aspekt. E njëjta gjë vlen edhe për dhomën e gjumit. Ja 5 llojet e seksit që përjetoni kur jeni në të 30-at tuaj. 

1-Seksi "jam i mërzitur hajde argëtohemi": Kjo është në ato raste kur nuk ju zë gjumi, jeni të mërzitur dhe doni pak argëtim për të ngritur humorin dhe bërë një gjumë të qetë. Seksi është zgjidhja më e mirë për këtë rast. 

2-Seksi në mëngjes: Në moshën 30-vjeç partnerët bashkëjetojnë ose janë të martuar, dmth janë 24 orë pranë njëri-tjetrit. Në këtë moshë nuk ka më hotele apo cila nga shtëpitë është e lirë. Tashmë ju keni dhomën tuaj, krevatin tuaj dhe jeni në ‘’dispozicion’’ të njëri-tjetrit në çdo moment, si për shembull në orën 5 të mëngjesit.

3-Seksi "le të bëjmë një fëmijë": Në këtë moshë tashmë çiftet janë në kërkim të zgjerimit të familjes së tyre dhe planikojnë ardhjen e një fëmijë në jetë. Kjo marrëdhënie ka si qëllim mbetjen shtatzënë dhe prezervativët dhe kontraceptivët harrohen. 

4-Seksi "pas lindjes së fëmijës": Kjo është ajo lloj marrëdhënieje intime pas një pauze të gjatë kohe. Gratë janë në kërkim të krijimit të vetëbesimit dhe pranimit të trupit dhe formave të tyre të reja. Ky lloj seksi ka të bëjë me rizbulimin e trupave të njëri-tjetrit dhe zbulimin e ndjenjave që menduat se i keni harruar. 

5-Seksi "një muaj mjalti i dytë": Pas lindjes dhe rritje së fëmijëve, stresi dhe lodhja është e pranishme tek të dy partnerët. Mirëpo në momentin kur vendosni të bëni një udhëtim vetëm si çift kjo do të jetë tepër emocionuese dhe rigjeneruese për marrëdhënien. Do të ndiheni si në një muaj mjalti të dytë. Shpesh kjo ndodh në fund të 30-ave dhe do ju sjellë më afër njëri-tjetrit duke zgjuar sërish pasionin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat