Garderoba që çdo femër e shkurtër duhet t`a posedojë

Life style

Garderoba që çdo femër e shkurtër duhet t`a posedojë

Më: 31 mars 2018 Në ora: 23:43
Ilustrim

Ajo që jeni më e shkurtë se femrat dhe vajzat përreth nuk nënkupton se duhet të visheni si një fëmijë mirëpo duhet të gjeni garderobën e përshtatshme. Më poshtë mund të lexoni për gjërat që do ju bëjnë të dukeni më mirë, përkundër faktit që jeni e shkurtër ju mund të dukeni super e lezetshme dhe joshëse.

Disa mbathje ( çizme, sandale) me paltformë, në të cilat mund të ecni pa vështirësi

Mbathjet duhet të jenë të rehatshme dhe të mund të ecni në to pa ndonjë vështirësi që mos të deformoni qëndrimin tuaj të trupit dhe të dukeni qesharake. Taket e larta janë një ndikim i keq për trupin e posaçërisht për shputat e këmbëve dhe boshtin kurrizor. Platforma mundëson që të shtrini tërë shputën e jo të koncentroni tërë peshën në gishtat e këmbës.

Pantallona të gjata mjaftueshëm sa të mbulojnë mbathjet me platformë

Ky është një truk i mirë pasiqë në këtë mënyrë këmbët do të duken më të gjata. Pantollonat me qepje të barabartë që mbulojnë shputat dhe janë me përfundim gati si të zileve, janë një përzgjedhje e shkëlqyeshme për çfarëdo rasti.

Një palë xhinse që ju përshtaten shumë

Nëse arrini të gjeni xhinset ideale, menjëherë blini disa palë pasiqë sigurisht nuk do rriteni e t`ju vinë të vogla. Nëse dëshironi që të mbani tunikë mbi xhinse atëherë sigurohuni që ato të jenë deri në bel dhe asesi të jenë të gjera.

Disa bluza sezonale me prerje V

Prerja V është për zgjatje vizuale andaj ju duhen disa palë bluza të tilla dhe një apo dy tunika, të cilat mund t’i vishni me pantallona elegante dhe me xhinse. Këto bluza mund të vishen edhe nën pallto apo triko andaj përdorimi universal ju detyron të keni më tepër palë prej tyre.

Xhaketë që nuk është shumë e shkurtër e as shumë e gjatë

Xhaketat klasike teksas nuk do ju përshtaten, pa marrë parasysh se sa shumë i dëshironi. Qepja e tyre është e tillë që nuk do përshtatet me figurën tuaj. Juve ju duhet diçka si pallto që mund ta mbani hapur apo ta mbyllni dhe shtrëngoni me rryp, një gjë e cila nuk është më e shkurtë e as më e gjatë se deri te gjysma e kofshës, që mos të dukeni sikur keni veshur garderobë të ndonjë personi tjetër.

Midi – fustan të gjatë – i cili nuk është maksi vetëm sepse e keni veshur ju

Nëse keni arritur të gjeni midi-fustanin e përshtatshëm është mrekulli, në raste tjera duhet ta shkurtoni që mos të jetë maksi. Shpesh gjeni numrin e përshtatshëm për gjerësinë e trupit tuaj mirëpo gjatësia është e tepërt. Midi-fustanin mund ta vishni me çizme dhe atlete dhe të dukeni elegante dhe femërore në të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat