Vendos të bëjë seks çdo ditë, ja çfarë i ndodh

Life style

Vendos të bëjë seks çdo ditë, ja çfarë i ndodh

Më: 29 mars 2018 Në ora: 15:41
Ilustrim

A mendoni se 30 ditë seks është një gjë e mirë për ju? Në këtë situatë është gjetur një nga përdoruesit e rrjetit Reddit.

Ekspertja për seks Paisley Gilmour ka provuar të bëjë dashuri çdo ditë gjatë një muaji dhe përvojën e saj e ka ndarë me të tjerët. Në realitet, kjo është shumë më e vështirë se sa që tingëllon.

Gilmour vendosi të provojë sfidën "30 Day Sex” në Reddit, ndonëse paraprakisht e dinte se një gjë e tillë ishte e pamundur. Ajo u pajtua me partnerin e saj ta bëjnë këtë çdo ditë.

Çfarë ndodhi në realitet? Natyrisht, se nuk arriti. Në ditën e dytë e zuri gjumi në dhomë para se të bënte dashuri. Ditën e gjashtë doli me një shoqe dhe u kthye nga kafeneja e dehur në shtëpi, ndërsa ditën e shtatë deri të 14 ditë i dashuri i saj ishte në udhëtim.

Gilmour konkludoi se kishte bërë seks vetëm 14 nga 30 ditë sa kishte planifikuar. Ajo nga e gjithë kjo mori mësim se është e panevojshme të sforcojë seksin gjatë ditëve kur nuk ndihej mirë. Është e pamundur të bësh dashuri kur je nervoze, jeni me menstruacione, dëshironi të dilni me shoqe ose të kesh një ditë të keqe në punë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat