Gjërat që nuk i keni ditur për rrobat e juaja

Life style

Gjërat që nuk i keni ditur për rrobat e juaja

Më: 26 mars 2018 Në ora: 09:29
Foto ilustrim

Të gjithë i kemi të njohura detajet e vogla rreth rrobave tona të preferuara, apo jo?

 E pra, në fakt, ekzistojnë disa fakte të pazakontë në lidhje me rrobat tona që ndoshta kurrë nuk i kemi vërejtur më herët. Ja disa prej tyre:

Vrimat shtesë në atletet tuaja 

Ndoshta i keni vërejtur gjatë lidhjes së atleteve, vrimat shtesë nga anash dhe sigurisht jeni pyetur se çfarë dreqin bëjnë aty. E pra, duket se ekzistenca e tyre është e dyfishtë.

Meqenëse këto atlete janë origjinale për basketboll, rezulton se këto vrima sigurojnë ventilim apo ajrosje shumë të nevojshme. Dhe nëqoftëse nuk luani një sport të tillë, sërish janë të mira pasiqë u ofrojnë këmbëve për të marrë frymë në ditë të nxehta.

Arsyeja e dytë për këto vrima është pak më kreative. Të gjithë ne, me sa duket kemi vështirësi gjatë lidhjes së lidhësëve, dhe këto vrima ofrojnë mundësi që të jeni kreativ. Madje ka shumë tutoriale në Youtube rreth kësaj teme.

Butonat në pjesën anësore të këmishave

Në rast se nuk e keni vënë re, butonat në këmishat e meshkujve janë në të djathtë ndërsa të femrave në të majtë. Dhe, arsyeja? E pra, ekzistojnë disa. Para së gjithash, një teori thotë se tek femrat janë të vendosur kështu për gjidhënie më të lehtë, por sipas hulumtimeve kjo teori mund të mos jetë kështu. Por, teoria më bindëse është se femrat kurrë nuk janë veshur vet në të kaluarën. Meqenëse butonat më lehtë përdoren në anën e majtë, aso kohe në shek.18, shërbëtoret kanë veshur gratë, gjë që e kanë pasur më të lehtë manovrimin e këmishave të femrave në anën e majtë.

Xhepi i vogël i xhinseve

Keni pyetur veten pse vallë qëndron xhepi i vogël mbi xhepat e mëdhenj të xhinseve? E pra, ja një fakt interesant: e pra, është xhep i orës. Kthehuni prapa në vitet 1800, kur kaubojët kanë mbajtur orën në zinxhirë tek xhepi i palltos. Që mos të dëmtohen dhe thyhen, Levis ka shtuar këtë xhep të vogël në modelet e xhinseve, me qëllim të mbajtjes aty. Kush e dinte këtë? Sot, njerëzit e shfrytëzojnë këtë xhep për mbajtje të biletave apo ndonjë prezervativi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat