Katër mënyra për përvojë të jashtëzakonshme seksuale

Life style

Katër mënyra për përvojë të jashtëzakonshme seksuale

Më: 24 mars 2018 Në ora: 21:06
Ilustrim

Seksi është bisedë komplekse që ka fillimin, mesin dhe fundin e vet. Nëse dëshironi të përjetoni kënaqësi të paharrueshme mos i anashkaloni pjesët e rëndësishme dhe mos i injoroni lojërat e ëmbla të fantazisë, të cilat do t’i japin efekt më të madh pasionit.

Ju sjellim katër mënyra për të përmirësuar marrëdhënien tuaj:

Ushqimi për kënaqësi të fortë

Nuk bëhet fjalë për një darkë, por për një desert të shijshëm për trupin tuaj. Lojërat seksuale të cilat përfshijnë shkumën e ëmbëlsirave, mjaltin, dredhëzat ose çokollatën e lëngshme, janë zgjidhje e duhur të cilës i kënaqen të dy partnerët. Shijojeni trupin e partnerit tuaj dhe ai do t’u jetë falënderues, transmeton Telegrafi.

Ndërrimi i vendit

Edhe pse seksi në krevat është më komfort, nuk do të thotë se është zgjidhja më e mirë. A e keni provuar të bëni marrëdhënie erotike nën dush ose pasi të keni bërë dush? Ose ndoshta seks spontan në shpejtësi në tavolinën e kuzhinës? Provoni dhe befasojeni partnerin dhe shijojeni kulmin e pasionit seksual.

Lojërat dhe lodrat

Veshjet e brendshme seksi janë shtesë e përsosur e modës të cilës asnjë mashkull nuk mund t’i shmanget, mirëpo ekzistojnë edhe lodra tjera të cilat mund ta freskojnë jetën tuaj seksuale. Pasqyra mund të jetë nxitës kulmor i pasionit. Vendoseni në pozitë ku të dy mund ta shikoni njëri-tjetrin gjatë seksit. E njëjta vlen edhe për lubrifikuesit të cilët janë të thjeshtë, por shumë efektivë gjatë marrëdhënies seksuale.

Përkëdhelja gjatë seksit
Mos e injoroni kënaqësinë e përkëdheljes gjatë seksit. Relaksohuni dhe përjetojeni pasionin. Zhvishuni tërësisht dhe ndaleni televizorin. Vazhdoni me prekje të buta… 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat