Në moshën 31-vjeçare, femrat kanë më së shumti vetëbesim

Life style

Në moshën 31-vjeçare, femrat kanë më së shumti vetëbesim

Më: 23 mars 2018 Në ora: 15:17
Ilustrim

Sipas hulumtimeve nga ‘Great Lengths’, të cilët i kanë anketuar mbi 2,000 gra, mosha kur femrat e kanë vetëbesimin në të lartë është ajo 31-vjeçare.

Pra, nëse veç po ndiheni keq për veten dhe të gjitha fotografitë ku shoqet ju kanë bërë ‘tag’, dhe nuk i keni mbushur ende 31 vjet, atëherë edhe zyrtarisht nuk keni pse të brengoseni për të.

Mosha 31-vjeçare është moshë interesante, por edhe në shumë shtete është periudha ku shumica e femrave martohen.

Ky nivel i lartë i vetëbesimin ndoshta mund të jetë i lidhur edhe me emocionet e planifikimit të martesës.

Sidoqoftë, nëse veç nuk ndiheni mirë për veten apo trupin tuaj, keni parasysh se nuk është nevoja ta krahasoni veten me tjerët.

Nuk është askush mbi ju dhe të gjithë jemi të përsosur – thjesht kënaquni me atë që e posedoni! 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat