Jeni akoma beqarë? Jua thotë Horoskopi përse akoma nuk keni gjetur fatin tuaj!

Life style

Jeni akoma beqarë? Jua thotë Horoskopi përse akoma nuk keni gjetur fatin tuaj!

Më: 22 mars 2018 Në ora: 20:33
Ilustrim

Dashi

Kanë shumë besim tek dijet e veta kështu që mund te bëhen të mërzitshëm. Qëndrimi i tyre ku tregohet se mendojnë për veten të parët mund t’ia bëjë të veshtirë të bëjnë kompromis në një lidhje.

Demi

Mund të bëhen shumë kokëfortë pas njëfarë kohe dhe kanë tendencën t’i ruajnë mbetjet e hatrit brenda vetes gjë që i shtyn të diskutojnë sërish të njëjtën gjë.

Binjakët

Mund të jenë konfuzë si njerëz, dhe mund ta rikrijojnë personalitetin e tyre brenda lidhjes gjë që mund ta luajë mendsh dikë.

Gaforrja

Mund ta përmendi patjen e femijëve dhe të martesës shumë shpejt në një lidhje dhe të duken mjaft të ngjitur gjë që shkakton që partneri të zmbrapset.

Luani

Kanë tendencën të argumentojnë shumë gjëra që mund ta shtyjnë dikë të ndjehet se është në një luftë dhe kjo bëhet e lodhshme pasi ndonjëherë luani mendon se të fitojë betejat personale është më e rëndesishme.

Virgjëresha

Kanë tendencën të jenë mjaft të ndrojtur gjë që e bën tjetrin të mendojë se virgjëresha është e painteresuar dhe kjo e shtyn partnerin e mundshëm të mos e marrë më mundimin që t’i telefonojë sërish.

Peshorja

Kanë tendencën të dalin me njerëz që nuk janë të mirë për ta, që do të thotë se kanë tendencën të dalin me njerëz që janë të thyer dhe duhet të rregullohen.

Akrepi

Akrepat mund të jenë shumë sarkastikë gjë që është e lodhshme në një lidhje. Gjithashtu duken shumë posesivë dhe kjo e bën tjetrin apo tjetrën të vrapojë.

Shigjetari

Kanë standarte shumë të larta dhe refuzojne të mendojnë se ndonjëri është mjaftueshëm i mirë për ta dhe kjo gjë mund të jetë jo-tërheqëse.

Bricjapi

Bricjapët janë xhelozë derisa t’u fitohet besimi gjë që do shumë kohë dhe ndërkohë e bëjnë personin tjetër të ndjehet i mërzitur ose i lodhur.

Ujori

Kanë një mendim për cdo gjë dhe kanë një natyrë të permbajtur por teksa lidhja zhvillohet, opinionet e tyre i ndërpresin rrugën dhe mund të bëhen shkatërrimtare për shkak të konflikteve konstante.

Peshqit

Peshqit kanë një natyrë vetë-sakrifikuese gjë që i sjell drejt ndjenjës se janë të fyer dhe kanë tendencën të zgjedhin njerëz që i përdorin dhe perfundojnë beqarë, prapë dhe prapë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat