Avokati i çështjeve të divorcit: Top tri gabimet që shpijnë në ndarje

Life style

Avokati i çështjeve të divorcit: Top tri gabimet që shpijnë në ndarje

Më: 22 mars 2018 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Elliot Polland merret me çështjet e divorcit prej vitit 1968 dhe i ka parë të gjitha sfidat e martesave.

Në një intervistë, ai ka treguar se cilët, sipas tij, janë shkaktarët më të mëdhenj të ndarjeve, në mënyrë që çiftet të kenë kujdes dhe të mos vijnë deri tek ajo pikë.

Arsyeja nr. 1: Mungesa e komunikimit

Është e rëndësishme që problemet dhe mosmarrëveshjet të zgjidhen menjëherë dhe të mos lihen në asgjë. Polland rekomandon që të gjeni kohë në mbrëmje për ta rregulluar çdo gabim që mund të ketë ndodhur gjatë ditës.

Ekziston një thënie e vjetër: “Asnjëherë mos flini duke qenë të nevrikosur me njëri-tjetrin”.

Arsyeja nr. 2: Injorimi i shenjave të qarta

Duhet të jeni vigjilent që të siguroheni se lidhja me bashkëshortin/ën nuk është duke shkuar në humnerë.

Avokati shpjegon se ndryshimi i fjalëkalimeve, pranimi i telefonatave në orët e mbrëmjes që nuk duken të përshtatshme, si dhe ndryshimet e papritura në gardërobë, janë shenja të qarta të një afere jashtëmartesore.

Ndonjëherë kur e vëreni këtë herët, martesa mund të shpëtohet – por aq më shumë që zgjatë lidhja jashtëmartesore, aq më vështirë zgjidhet problemi.

Arsyeja nr. 3: Keni zgjedhur partnerin e gabuar

Shumicën e rasteve njerëzit e zgjedhin një person për t’u martuar për arsye të gabuara.

Duhet të keni një themel të fortë të lidhjes në mënyrë që martesa të vazhdojë edhe kur faktorët tjerë e pengojnë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat