Lezhjania: Jam 41 vjeçe e virgjër, s’kam më pretendime, thjesht e dua të më…

Life style

Lezhjania: Jam 41 vjeçe e virgjër, s’kam më pretendime, thjesht e dua të më…

Më: 22 mars 2018 Në ora: 07:09
“Jam një vajzë 41 vjeçe. Jam nga Lezha dhe jam e pashme bajagi".

Koha ikën dhe kur kupton që ende nuk ke krijuar familjen, tenton të nxitosh.

Një 41-vjeçare ka shkruar me shpresën se mund të gjejë njeriun e jetës.

“Jam një vajzë 41 vjeçe. Jam nga Lezha dhe jam e pashme bajagi.

Tërë jetën kam patur pretendime për burrin që do të merrja. Kam patur shumë kërkesa, por gjithmonë i gjeja ndonjë cen dhe kështu nuk pranova askënd.

Nuk kam patur asnjë mashkull në jetën time, sepse dua të jem vetëm e burrit tim.

Por pa kuptuar vitet ikën e unë sot jam 41 vjeçe.

Shumë nuk më besojnë më që s’kam patur asnjë mashkull në jetë dhe po e shoh që shanset për ta gjetur personin e duhur po bien shumë.

Nuk kam më pretendimet që kam patur, por dua thjesht të jetë pa vese dhe të më respektojë. Vetëm kaq kërkoj sot.

Sepse po më ikën edhe mosha të bëj një fëmijë. Uroj që ndonjë lexues i faqes tuaj t’i ketë këto dy cilësi që dua unë dhe ti jap vetes mundësinë për ta njohur.

Kur mendoj sa vite kam kaluar duke i parë edhe qimet e flokëve kandidatëve, më vjen të plas. Shoqet e mia sot i kanë fëmijët e rritur.

Ju uroj të gjithëve një vit të mbarë dhe t’ja kaloni gëzuar më familjet tuaja. Me dashuri, E.”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat