“Problemet” që hasin vajzat para se të çojnë në shtëpi një djalë

Life style

“Problemet” që hasin vajzat para se të çojnë në shtëpi një djalë

Më: 21 mars 2018 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Të dalësh bareve është diçka e zakonshme dhe të gjithë e bëjnë, por le të jemi të sinqertë dhe të ndalojmë një moment rreth një fakti: “Kë do të takojmë sonte?

Nuk ka gjë më argëtuese sesa të “gjuash” në bar apo të flirtosh. Dhe kur ndodh ai momenti magjik, “e rrëmbejmë” atë dhe e çojmë në shtëpi! Duket pasionante, madje edhe romantike,  por gjithmonë është ai zëri i brendshëm që të tundon brenda vetes duke të komentuar çdo detaj të vogël.

Veprimi i kontrolluar i buzëve

“Atëherë, unë nuk dua të përfshihem shumë, do të thotë se nuk kam rënë në dashuri, por… dreqin, çfarë pret ky tani? Thjesht nuk mund ta ndihmoj”.

Emri i tij

“Nuk e mbaj mend emrin e tij, por ç’rëndësi ka kjo në fund të fundit! Sapo të heqë bluzën, nuk ka pse të më kujtohet… apo e kishte Mark? Po, Mark”.

Pyetjet nëse ai mund të jetë kriminel

“Nuk mendoj se do të ketë një takim të dytë nëse ai do të bëjë diçka me forcë, apo mos nuk duhet të ketë as takim të parë?”

Të krijosh dialog

“Atëherë… si i bie të vazhdojë kjo? Duhet të kemi një bisedë, në fund të fundit, shkruan blitz.al. Po, një shkëmbim i vogël i fjalëve askujt s’i bën keq”.

Të kujtosh herën e fundit kur u depilove dhe bëre dush

“O Zot, a u depilova sot në mëngjes? Mos ndoshta duhet të shkoj në tualet të shihem apo do të tingëllojë e çuditshme?”

Koha kur shkon në tualet dhe ai mbetet vetëm

“Po sikur ai të jetë hajdut dhe të tentojë të vjedhë diçka ndërkohë që unë nuk jam përreth? E vendosa, nuk ka më justifikim për të shkuar në tualet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat