Versace nuk do të përdorë gëzof në dizajnet e ardhshme

Life style

Versace nuk do të përdorë gëzof në dizajnet e ardhshme

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:01
Ilustrim

21 vjet pas vdekjes së vëllait të saj Giannit, Donatella Versace është ende duke udhëhequr në linjën e modës. Dizajnerja ka deklaruar në një intervistë se kompania ‘Versace’ nuk do të përdorë më gëzof në dizajnet e ardhshme.

“Gëzof? Nuk përdori më! Nuk dua t’i vrajë kafshët për të bërë modë. Thjesht nuk është në rregull”, ka thënë Donatella.

‘Versace’ për një kohë të gjatë ka qenë simbol i luksit, madhështisë dhe faktikisht për momentin është duke e shitur një jastëk me gëzof lepuri me çmim prej 1,450 dollarëve.

Ky lajm është vlerësuar si befasues dhe kompania ‘Versace’ ka mbetur të del me qëndrim zyrtar për këtë, ose t’i largojë nga dyqanet produktet me gëzof.

Përveç ‘Versace’, edhe ‘Gucci’ dhe ‘Michael Kors’ së fundmi kanë deklaruar se nuk do të përdorin gëzof për dizajnet e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat